Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E VIKTIMAVE: Zegjine Dylgjeri ,Resmije Dylgjeri Aukleda Spahiu, Serdal Duranay

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.47Akti                                                                                      Tiranë, në datë 26.04.2024

U R D H Ë R

“Për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimave dhe viktimave në proces, nëpërmjet shpalljes publike”

Në Gjykatën e Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 15.01.2024, është regjistruar Seanca Paraprake me kërkues: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt:Kërkesë për gjykimin e çështjes penale nr. 75/4 viti 2024 ndaj : të pandehurit Mikael Qosja (Kamami Stefo), i akuzuar për kryerje të veprave penale, të parashikuara në nenet 79/dh ,139,278/1 ,28/4 , 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Trashëgimtarë të viktimave të veprës penale:

  1. Zegjine Dylgjeri, i datëlindjes 20.02.1966, e boja e Petrit dhe Bajame ,lindur në Peqin dhe banuese ne Elbasan.
  2. Resmije Dylgjeri, i datëlindjes 25.09.19859,e bija e Petrit  dhe Bajame , lindur në Përparim Peqin dhe banues Elbasan.
  3. Aukleda Spahiu, i datëlindjes 05.03.1983,e bija Isa dhe Resmije , lindur dhe banues Elbasan. për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës gjyqësore, duke u bërë me dije se mosparaqitja në seancë, passjell gjykimin pa praninë e tyre.

  1. Shtetasi turk SERDAL DURANAY.

Për njoftimin e viktimave dhe trashëgimtarëve të viktimave në proces, për caktimin e seancës paraprake në datë 02.05.2024, ora 13.30,  gjykata çmon të nevojshme të aplikojë regullimin ligjor të parashikuar në nenin 138 të Kodit të Procedurës Penale, nëpërmjet shpalljes publike.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 138 të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O N

Shpalljen publike të njoftimit të trashëgimtarëve të viktimave dhe viktimave në proces, përkatësisht të shtetasve Zegjine Dylgjeri ,Resmije Dylgjeri Aukleda Spahiu, Serdal Duranay, në këndin e njoftimit të gjykatës dhe në faqen e saj në internet, për seancën paraprake të caktuar për t’u zhvilluar në datë 02.05.2024, ora 13.30.

Trashëgimtarët e viktimave dhe viktimat në proces të paralajmërohen se, në rast mosparaqitje, seanca paraprake do të zhvillohet në mungesë të tyre.

Për ekzekutimin e urdhërit, ngarkohet K/sekretaria e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJYQTAR

 PAULIN ÇERA