VENDIM
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS
Nr. 2277/2 prot. Tiranë, më 11.09.2023
VENDIM
Nr. 10, datë 11.09.2023
PËR
SHPALLJEN E KATËR VENDEVE VAKANTE PRANË GJ.K.K.O
Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në mbledhjen e tij të datës 11.09.2023, bazuar në ligjin nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH”, i ndryshuar, ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimin e KLGJ-së nr.622, datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, Udhëzimin nr.85, datë 11.03.2021 të KLGJ-së “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”; si dhe në nenet 9 dhe 16 të vendimit nr.71, datë 20.05.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për procedurën e funksionimit të mbledhjes së Këshillit të Gjykatës”;
V E N D O S I:
- Shpalljen një vendi vakant në pozicionin Shef Sektori në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Mbështetëse dhe Prokurimeve, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Shpalljen e një vendi vakant në pozicionin Shef Sektori në Sektorin e IT, Statistikë dhe Marrëdhënieve me Publikun dhe Median, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Shpalljen e një vendi vakant në pozicionin Shef Sektori në Sektorin e Protokoll/Arkivë, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Shpalljen e një vendi vakant në pozicionin sekretare gjyqësore, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Ngarkohet Kancelari për zbatimin e këtij Vendimi.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë!
Tiranë, më 11.09.2023.
KËSHILLI I GJYKATËS