NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; SEANCE GJYQESORE, KUNDËR Klodjan Nikolla

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR
KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. Regj.Them.187.

GJKKO prot995

Dt. Regj.16/07/2021                                                                                                 Dt.urdhërimit 23/07/2021

Vendim

i caktimit të datës dhe orës së gjykimit

Në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë dërguar nga Gjykata Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, aktet e procedimit dhe ankimi:

Apel; i ankuesit Klodjan Nikolla, si kundërshtim ndaj «vendimit n.19, datë 04/05/2021 të Gjykatës së posaçme të shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar», nëpërmjet shërbimit postar nisur më datë 14 Qershor 2021 dhe paraqitur në datë 15 Qershor 2021, në gjykatën që ka dhënë vendimin e apeluar.

Për shkak të parashikimit se ‘kundër vendimit të gjykatës për konfiskimin e pasurisë [...] sipas [...] kushteve të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile(pika 3, neni 24, A.N., n.1, dt.31.01.2020), në zbatim të §2, të nenit 460 të këtij Kodi, me autoritetin e Relatorit – në kolegjin e përbërë edhe nga gjykatësit Miliana Muça & Nertina Kosova, të caktuar sipas shortit të datës 16/07/2021,

Caktoj:   

datën 08 Shtator 2021 dhe orën 0930 për zhvillimin e gjykimit të çështjes nr.187 regj.them., dt.regj.16/07/2021 me 

Kërkues:        Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, Prokurore Doloreza Musabelliu;   

Kundër:         Klodian Nikolla [përfaqësuar nga av.Ndue Marku i zgjedhur (sipas prokurës së posaçme n.9068rep/3446kol, dt.19/08/2020, e noterit Perian B. Bodinaku) dhe av.Migen Gjoci i zgjedhur (sipas deklarimit në seancë gjyqësore dt.17/03/2021)]

me Objekt:    Konfiskimi i pasurisë automjet i markës BMW, model 730 D, me ngjyrë të errët, i vitit të prodhimit 2009, me targa AA111TF, ne n.shasie WBANK41030CY76348, në pronësi të Klodian Nikolla.

në selinë e gjykatës së Apelit për Korrupsinin dhe Krimin e Organizuar, në adresën: njësia administrative nr.9, rruga Jordan Misja, Tiranë.

Në zbatim të §5/1, të nenit 460 të Kodit të Procedurës Civile palët kanë të drejtë që deri 5 ditë para shqyrtimit të çështjes – pra deri më datë 03 Shtator 2021 – të paraqesin parashtrime me shkrim lidhur me shkaqet e ngritura në ankim dhe në kundër ankim

 

GJYKATËS
DHIMITËR LARA