NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; SEANCE GJYQESORE, PER Olgert Hoxha/Rama, Bashkim Rama, ETJ

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E APELIT
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. Regj.Them.24.

Dt. Regj.18/01/2022                                                                                                    Dt.Vendimit 21/01/2022

Vendim

i caktimit të datës dhe orës së gjykimit

Në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë dërguar nga Gjykata Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, aktet e procedimit të vendimit n.113, datë 11/10/2021 dhe ankimet:

Apel; i prokurores së Posaçme znj.Doloreza Musabelliu si kundërshtim i pjesshëm ndaj «vendimit n.113, dt.11/10/2021 të Gjykatës së posaçme të shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar», paraqitur më datë 25/10/2021, në gjykatën që ka shpallur vendimin e apeluar.

Apel; i Përfaqësueses av.Griselda Bajramaj/Kashi e të paditurve Bashkim Rama, Alime Rama, Visjon Rama, Luiza Berro dhe Olgert Hoxha/Rama si kundërshtim i pjesshëm ndaj «vendimit n.113, dt.11/10/2021 të Gjykatës së posaçme të shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar», dërguar nëpërmjet shërbimit postar më datë 16/10/2021 dhe mbërritur/paraqitur më datë 20/10/2021 në gjykatën që ka shpallur vendimin e apeluar.

Për shkak të parashikimit se ‘kundër vendimit të gjykatës për konfiskimin e pasurisë [...] sipas [...] kushteve të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile(pika 3, neni 24, A.N., n.1, dt.31.01.2020), në zbatim të §2, të nenit 460 të këtij Kodi, me autoritetin e Relatorit – në kolegjin e përbërë edhe nga gjykatësit znj.Saida Dollani & znj.Miliana Muça, të caktuara sipas shortit të datës 19/01/2022

Caktoj:

datën 11 Shkurt 2022 dhe orën 12o0 për zhvillimin e gjykimit të çështjes nr.24 regj.them., dt.regj.18/01/2022 me në selinë e gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Kri. e Organ., në adresën: njësia administrative nr.9, rruga Jordan Misja, Tiranë, me

kërkues:     Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, Prokurore znj. Doloreza Musabelliu;

kundër:     1. Olgert Hoxha/Rama (përfaqësuar nga av. Griselda Bajramaj/Kashi dhe av. Sulejman Zhabolli sipas deklarimit në seancë gjyqësore dt.31/03/2021; 2. Bashkim Rama (përfaqësuar nga ‘Gurabardhi & B Zh Partners’ sipas ‘Prokurë e Posaçme’ n.prot.455/kol.171, dt.18/02/2021 e notere Anila F.Bardhi)3. Alime Rama (përfaqësuar nga ‘Gurabardhi & B Zh Partners’ sipas ‘Prokurë e Posaçme’ n.prot.455/kol.171, dt.18/02/2021 e notere Anila F.Bardhi)4. Visjon Rama (përfaqësuar nga ‘Gurabardhi & B Zh Partners’ sipas ‘Prokurë e Posaçme’ n.prot.455/kol.171, dt.18/02/2021 e notere Anila F.Bardhi)5. Luiza Berro (përfaqësuar nga ‘Gurabardhi & B Zh Partners’ sipas ‘Prokurë e Posaçme’ n.prot.455/kol.171, dt.18/02/2021 e notere Anila F.Bardhi) &

objekt:    Vendimi n.113, datë 11/10/2021 i Gjykatës së Posaçme të shk.I, për Korrup. Krim. Org. që ka «Konfiskuar pasurinë automjet shasi WDB6743181K259310, automjet shasi WDB9036633&219385,  automjet targuar AA652OT, automjet shasi WDB2110411B047886, automjet WDB2100041!150981 dhe ka Hequr Sekuestron mbi pasurinë apartament 53,2 m2;  apartament 40,67 m2;  godinë 49,5 m2;  ndërtesë 206,5 m2».

      GJYKATËS

DHIMITËR  LARA