NJOFTIM PËR GJYKATEN E POSAÇME TË APELIT; VENDIM I CAKTIKMIT TË DATËS DHE ORES SË GJYKIMIT, KUNDËR Gentian Funiqi (Docaj), Lush Martini)

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR
KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. Regj.Them.175    

Nr. 922 Prot (GJKKO)                                                                                                    

Dt. Reg 30.06.2021                                                                          Dt.urdhërimit 10/07/2021

VENDIM
i caktimit të datës dhe orës së gjykimit

Në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë dërguar nga Gjykata Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, aktet e procedimit dhe ankimet:

Ankim: z.Gentian Funiqi/Doçaj, si kundërshtim ndaj «vendimit n.3/62, dt.23.03.2021 të gjykatës së posaçme të shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar», nëpërmjet shërbimit postar nisur më datë 08/04/2021 dhe paraqitur në datë 09/04/2021, në gjykatën që ka dhënë vendimin e apeluar.

Ankim: z.Lush Martini, si kundërshtim ndaj «vendimit n.3/62, dt.23.03.2021 të gjykatës së posaçme të shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar», nëpërmjet shërbimit postar nisur më datë 08/04/2021 dhe paraqitur në datë 09/04/2021, në gjykatën që ka dhënë vendimin e apeluar.

Për shkak të parashikimit se ‘kundër vendimit të gjykatës për konfiskimin e pasurisë [...] sipas [...] kushteve të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile’ (pika 3, neni 24, A.N., n.1, dt.31.01.2020), në zbatim të §2, të nenit 460 të këtij Kodi, me autoritetin e Relatorit – në kolegjin e përbërë edhe nga gjykatësit Saida Dollani & Miliana Muça, të caktuar sipas shortit të datës 01/07/2021 që ka gjykuar ‘sekuestron’,

Caktoj:

datën 28 Korrik 2021 dhe orën 1200 për zhvillimin e gjykimit të çështjes nr.175 regj.them., dt.regj.30/06/2021 me  

Kërkues:          Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, Prokurori Altin Dumani

Kundër:           1. Gentian Funiqi (Doçaj) (përfaqësuar nga av.Arbër Raja i caktuar kryesisht).

                        2. Lush Martini (përfaqësuar nga av.Arbër Raja i zgjedhur sipas prokurës së posaçme n.98rep/40kol, dt.08/02/2020 të noterit K.Radovani, i dhomës së noterisë Shkodër)

me Objekt:      Konfiskimi i pasurisë së z.Gentian Funiqi )Doçaj) regjistruar në emër të z.Lush Martini ndërtesë katër kate, me pishinë, ndodhur në adresën ‘zona industriale’, lagja ‘Skënderbeg’, (mbrapa karburant kastrati), Shkodër & automjet targuar AA411EK, marka Jeep, viti i prodhimit 2008;

në selinë e gjykatës së Apelit për Korrupsinin dhe Krimin e Organizuar, në adresën: njësia administrative nr.9, rruga Jordan Misja, Tiranë.

Në zbatim të §5/1, të nenit 460 të Kodit të Procedurës Civile palët kanë të drejtë që deri 5 ditë para shqyrtimit të çështjes - pra deri më datë 23 Korrik 2021 - të paraqesin parashtrime me shkrim lidhur me shkaqet e ngritura në ankim dhe kundërankim.

GJYKATËS

DHIMITER LARA