NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR LËVIZJE PARALELE SEKRETARE

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 220 Prot.                                                                                                         Tiranë, më 19/02/2021

NJOFTIM

PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR LËVIZJE PARALELE

Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e KLGJ nr. 622 datë 10.12.2020 “ Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqsor”, shkresën e KLGJ me nr. 16 prot, datë 05.01.2021 “Mbi procedurën e rekrutimit”, shkresës së KLGJ-së me nr. 1671 prot., datë 09.03.2020, me lëndë: “Mbi miratimin e shtesës në organikën e gjykatës”, si dhe Vendimin e Këshillit të Gjykatës me Nr.6, datë19.02.2021, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpall konkurrimin për 3 (tre)  vende të lira pune për lëvizje paralele, si më poshtë

- Për 3 (tre) vende, në pozicionin Sekretar/e gjyqësore, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit nr. 55, 56 të Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” si dhe kushtet e vecanta sipas 44, 45 të  ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve pë r të  luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar “.

Sekretar/e gjyqësor është subjekt proçedurial dhe përmbush detyrat proçeduriale në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Proçedures Penale.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Sekretar/e gjyqësore,  janë si  më poshtë:

  • Merr për veprim dhe administrim të përkohshëm të gjithë fashikujt e çështjeve për gjykim, caktuar gjykatësit pranë të cilit punon me proçes-verbal të pasqyruar në libër dorëzimi ku nuk duhet të mungojnë data, ora e dorëzimit, emri i palëve dhe objekti. Fashikujt të ruhen në kasafortë ose në dollape metalike të siguruar.
  • Kryen të gjitha veprimet teknike dhe proçeduriale për çdo fashikull gjyqësor, bën njoftimet për shpalljen e datës së gjykimit të vendosur nga trupi gjykues si dhe merr çdo masë për sigurimin normal të gjykimit.
  • Bën njoftimet e palëve me shpallje;
  • Vërteton aktet e gjykatës dhe lëshon kopje të njehsuara me origjinalin e akteve procedurale gjyqësore. Kur përdoren pajisje regjistrimi apo pajisje që kryejnë funksione të ngjashme,  sekretari  garanton  që regjistrimi  ose  riprodhimështë origjinal dhe i paprekur dhe është pjesë përbërë e dosjes gjyqësore;
  • Zbaton urdhërimet e gjyqtarit a trupit gjykues të çështjes  për kalimin e çështjes në veprime përgatitore, në gjyq dhe vendimet e ndërmjetme gjatë seancës, me përjashtim të atyre që janë në kompetence të sekretarit gjyqësor a personave të tjerë të parashikuar në ligj e në këtë rregullore.
  • Sekretarit të seancës i ndalohet t’u japë palëve dhe mbrojtësve të tyre, personave të tjerë të interesuar për çështjen në gjykim, akte të çfarëdo lloji që ndodhen në fashikullin gjyqësor. Për riprodhimin e akteve, lëshimin e ekstrateve apo të fotokopjeve për dokumentacionin që ndodhet në dosje, sekretari i seancës vepron vetëm me urdhër a vendim të gjyqtarit a trupit gjykues, duke zbatuar edhe rregullat e përcaktuara në Rregulloren e institucionit.
  • Sekretari i seancës ka përgjegjësi të veçantë për mbajtjen e proçes-verbaleve gjyqësore. Gjatë mbajtjes së tij ai duhet të marrë në mënyrë të plotë identitetin e të pandehurve ose të palëve në proçesin civil, datën, orën dhe vendin e seancës gjyqësore, deklarimet e palëve, prokurorit, mbrojtësve, dëshmitarëve, ekspertëve, duke rregjistruar çdo gjë që ka rëndësi për çështjet, të gjitha urdhërat e trupit gjykues dhe vendimet e tij të ndërmjetme.
  • Mban proçes-verbalin e seancës gjyqësore sipas kërkesave të neneve 115-118 të Kodit të Proçedurës Penale.
  • Kujdeset në mënyrë parësore për mbajtjen e proçes-verbalit gjyqësor në formën e stenotipisë duke vazhduar me kompjuter dhe regjistrimin e tij në sistemin elektronik të menaxhimit të cështjeve gjyqësore, si dhe në Sistemin Kompjuterik Audio (FTR) dhe në pamundësi të tyre, të përdorimit të tyre, me shkrim dore.
  • Përgatit kopje në CD të procesverbalit të regjistruar në FTR dhe ia bashkangjit atë dosjes gjyqësore. 
  • Merr masa që në proçes-verbalin e seancës që mbahet me shkrim, të mos përdoren si një mënyrë e ndaluar shkurtimi, korrigjimi apo lënia e hapsirave bosh. Përbri fjalëve të panevojshme, në kllapa shënohet shprehja “hiqen fjalët” dhe firmoset nga vete shkruesi.
  • Kur proçes-verbali i seancës mbahet me shkrim të përdorë letër e nënvizuar e mbyllur në kuadrat me kufizime 3 cm majtas dhe 2 cm djathtas, lartë dhe poshtë formatit.
  • Riprodhon me besnikëri thëniet e pjesmarrësve në proçes. Kur për shkaqe të ndryshme është e pamundur të arrihet pasqyrimi dhe mungojnë mjetet audiovizive, kërkon nga kryetari i seancës përsëritjet e thënieve për të mundësuar pasqyrimin e tyre.
  • Sekretari i seancës (shkruesi) lidh në mënyrë kronologjike dokumentacionin sipas kohës së paraqitjes dhe aktet proçeduriale sipas kohës së krijimit.
  • Merr masa që fashikulli gjyqësor në çdo kohë të jetë i lidhur dhe i numërtuar. Lidhja dhe numërtimi i fletëve bëhet pas çdo veprimi me aktet, zakonisht në përfundim të çdo seance apo me paraqitjen e aktit te ri.
  • Bën shënimin përkatës të dispozitivit të vendimit në numëratorin e vendimeve penale , atë të masave të sigurisë dhe kërkesave penale.
  • Pasqyron në sistemin elektronik vendimin e zbardhur të anonimizuar në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Përpilon listën e gjykimeve e cila nënshkruhet nga gjyqtari.
  • Bën llogaritjen e shpenzimeve gjyqësore të cilat i shënon në kopjen e parë të vendimit.
  • Respekton të gjithë mbarëvajten e punës referuar rregullave të etikës dhe të sjelljes.
  • Pervec detyrave procedurale, sekretari i seances, kryen edhe detyra te tjera me karakter administrativ të parashikuara në Rregulloren e Institucionit.

Kushtet për lëvizjen paralele për pozicionin Sekretar/e gjyqësore sipas nenit 7 të Vendimit  nr. 622 datë 10.12.2020 të KLGJPër lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqsor”, janë si më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil gjyqsor i konfirmuar, brenda së njëjtës  kategori për të cilën aplikon
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë”.

Kërkesat e veçanta për pozicionin Sekretare Gjyqësore, janë si më poshtë :

  • të jenë diplomuar në drejtësi;
  •    të kenë përvojë prej të paktën një vit të njohur si praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën;
  • të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter;
  • të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
  • të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor.
  • të  japin pëlqimin për plotësimin e kushteve të  sigurisë  të  caktuar me ligj të  vecantë  të  GJKKOK sipas formularëve B2, B3 të përcaktuar në ligjin nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”

-Kandidati duhet të paraqes zyrtarisht, brenda datës 08.03.2021, pranë kryesekretarisë së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentat e mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • CV.
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).
  • Dokument të gjuhës së huaj.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore (raport i aftësisë në punë).
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (formulari i vetdeklarimit të gjëndjes gjyqësore).
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi.
  • Formularët e deklarimit te pasurise dhe formularet A, B2, B3 të përcaktuar në ligjin nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”,  dhe nenit 41 te VKLGJ nr. 622 date  10.12.2020,  me anë të të cilave jep  pëlqimin për plotësimin e kushteve të  sigurisë. (formularet gjenden te publikuar  bashkengjitur ketij njoftimi )

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit  të kërkuar si dhe mosdhënia e pëlqimit për  për plotësimin e kushteve të sigurisë sipas Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” sjell skualifikimin e kandidatit.

Konkurrimi zhvillohet në këto  faza:

  1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 09.03.2021, dhe do të publikohet në ambientet e Gjykatës, në faqen zyrtare të gjykatës www.gjp.gov..al dhe atë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda datës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë si dhe arsyet e moskualifikimit.

  1. Vlerësimi profesional i kandidatëve do të bëhet me datën 11.03.2021 ora 12:00, në ambientet e Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin  dhe Krimin e Organizuar, Salla e Mbledhjeve, Kati III i Gjykatës, si më poshtë;

      • 40 pikë për vlerësimin në punë
      • 50 pikë për vitet e përvojës  profesionale  në pozicionin përkatës
      • 10 pikë trajnimet dhe kualifikimet në fushën përkatëse

  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar: Ligji nr. 98/2016 “ Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligji nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Kodi i Procedurës Penale; Kodin e Procedurës Civile; ligji nr. 9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.

Vlerësimi i kandidateve do të bëhet sipas kërkesave të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

Data e daljes së rezultateve do të jetë 12.03.2021 dhe do të publikohet në faqen zyrtare të gjykatës www.gjp.gov..al dhe atë të Këshillit të Lartë Gjyqsor,

Njoftimi dhe komunikimi për kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231528, faks 042231527, sekretaria@gjp.gov.al