NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr._______Prot. Tiranë, më 08/03/2021
NJOFTIM
PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE
Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në dispozitat e Kodit të Punës në RSH, si dhe në shkresën e KLGJ-së me nr. 1671 prot., datë 09.03.2020, me lëndë: “Mbi miratimin e shtesës në organikën e gjykatës”, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune, si më poshtë :
- Për 1 (një) vend, në pozicionin Nëpunës gjyqësor, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil gjyqësor, sipas Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.
Nëpunësi gjyqësor është subjekt proçedurial dhe përmbush detyrat proçeduriale në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Proçedures Penale.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin nëpunës gjyqësor, dhe detyrat që ai kryen, janë si më poshtë:
- Nëpunësi gjyqësor në kryerjen e detyrave të tij bashkëpunon me sekretarin gjyqësor dhe sekretarin e seancës. Ai i dorëzon sekretarit gjyqësor përkatës aktet e njoftimit përpara datës së përcaktuar për seancën gjyqësore;
- Nëpunësi gjyqësor duhet të marrë pjesë në seancën gjyqësore dhe merr masa për zbatimin e urdhërave të gjykatës për njoftimin dhe futjen në sallë të dëshmitarëve, ekspertëve dhe kërkon nga ata solemnitet e respektim të trupit gjykues.
- Orienton palët të vendosen para gjykatës.
- Njofton aktet me shkrim, telefon e kundrejt firmës së marrësit, kur është e mundur, dëshmitarët, ekspertët etj, sipas mënyrës së përcaktuar në procedurën civile e penale dhe në çdo rast, tregon kujdes për eleminimin e shkaqeve të pavlefshmërisë së njoftimeve e të akteve. Aktet e njoftuara para datës së caktuar për seancën gjyqësore i dorëzon te sekretari i seancës përkatëse.
- Bashkëpunon me sekretarët gjyqësorë për zhvillimin e proceseve, për përgatitjen e dokumenteve, vërtetimeve, njoftimeve dhe akteve të tjera të kërkuara prej tyre, si dhe kur nevojitet, përgatit kopje të dokumenteve dhe bashkëlidhje të dosjeve;
- Siguron kushtet e sallës së gjykimit që do të përdoret, si dhe rregullin brenda saj, etj.
Kërkesat e veçanta për pozicionin Nëpunës Gjyqësor, janë si më poshtë :
- të jenë diplomuar në drejtësi;
- përvoja në punë prej të paktën një vit të njohur si praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën ka përparësi;
- të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter;
- të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
- të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor.
-Kandidati duhet të paraqes zyrtarisht, brenda datës 22.03.2021, pranë kryesekretarisë së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentat e mëposhtëme:
- Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
- CV.
- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës,
- Fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).
- Dokument të gjuhës së huaj.
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport i aftësisë në punë).
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (vërtetimi shkarkuar nga e-Albania).
- Kontaktet (numër telefoni dhe adresë e-mail) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
- Fotokopje e kartës së identitetit.
- Vërtetim banimi.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.
Konkurrimi zhvillohet në dy faza:
- Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 24.03.2021, në ambientet e Gjykatës, dhe brenda 24 orëve do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë. Lista e kandidatëve jo fitues nuk publikohet në web. Ata do të njoftohen nëpërmjet e-mail.
- Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 26.03.2021 ora 12:00, pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe brenda ditës do të shpallet rezultati.
- Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar; Ligji nr. 98/2016 “ Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligji nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Kodi i Procedurës Penale; Kodin e Procedurës Civile; Ligji nr. 9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.
Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”. Kandidatët jo fitues kanë të drejtën e ankimit me shkrim ose nëpërmjet e-mail, në Këshillin e Gjykatës, ndaj rezultatit, brenda dy ditëve, nga dita e shpalljes së tij.
Data e daljes së rezultatit përfundimtar do të jetë 30.03.2021.
Shpallja e njoftimit të kandidatit fitues do të bëhet në faqen zyrtare të GJPKKO-së, www.gjp.gov.al, si dhe nëpërmjet e-mail. Kandidatët jo fitues do të njoftohen nëpërmjet e-mail.
Njoftimet dhe komunikimi për kandidatët do të bëhet nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231528, faks 042231527, sekretaria@gjp.gov.al