NJOFTIM PËR SHTYP

 

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR SHTYP

Ditën e sotme me datën 15.01.2021, në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ishte për vizitë  Ambasadori  i  Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Gjatë kësaj vizite Ambasadori Del Monaco u takua me Kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Z. Sandër Simoni. Kryetari Sandër Simoni e njohu Ambasadorin me veprimtarinë e Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar gjatë vitit të parë të funksionimit të saj, rezulatet e arritura si dhe sfidat për të ardhmen.

Gjatë këtij takimi Kryetari Simoni i bër një ekspoze  ecurisë së procesve gjyqsore në Gjykatë duke informuar Ambasadorin del Monaco për statistikat gjyqsore të cështjeve të krimit të organizuar, korrupsionit, sekuestrimet dhe konfiskimet e pasurive në kuadër të masave parandaluese pasurore, ato të shqyrtimit të ankimeve  mbi regjimin e posacëm dhe në tërësi për  punën e gjyqtarëve të kësaj gjykate në shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga Prokuroria e Posacme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (SPAK) gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe gjatë seancës paraprake.

Kryetari Sandër Simoni e informoi Ambasadorin  Del Monaco mbi përfundimin e gjykimit të disa cështjeve për vepra penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe  ngarkesën e gjyqtarëve me kërkesa gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ato për sekuestro e konfiskim në kuadër të Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020 duke theksuar  duke theksuar se pas cdo  finalizimi me sukes të procedime  penale të nisura nga SPAK, janë  vendimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Poascme qoftë si gjyqtar të hetimeve paraparke, të seancës  paraprake apo si gjyqtarë të gjykimit të cështjeve.

Kryetari Sandër Simoni evokoi bashkëpunimin e hershëm e të vazhdueshëm me Prezencën e OSBE në Shqipëri, si organizata ndërkombëtare që ka mbështetur e para fillimin e veprimtarisë së kësaj gjykate, dhe në mënyrë të vecantë aktivitetet cilësore trajnuese  në lidhje me  cështje të  terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, alternativave të dënimit, trafikimit të qënieve njerëzore etj. duke evidentuar  dhe aspektet  e tjera  ku bashkëpunimi mund  të vijojë në të ardhmen.

Ambasadori Del Monaco duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm të Prezencës së OSBE më Gjykatën e Posacme, bëri të qartë qëllimin e tij që gjatë drejtimit të Prezencës  së OSBE në Tiranë,  të ketë në vëmendje veprimtarinë e SPAK dhe të Gjykatës së Posacme, duke premtuar vijueshmërinë në ndihmën e bashkëpunimin  kryesisht për plotësimin e nevojave të trajnimit për gjyqtarët dhe administratën.

Në mënyrë të vecantë Ambasadori Del Monaco shprehu interesimin  për  kompetencat e gjykatës  në mbikqyrjen e mirëadministrimit të pasurive të përftura nga veprimtaria kriminale e që janë sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posacme , si dhe objektin e mundshmë të gjykatës lidhur me veprimtarinë kriminale  të grupeve kriminale për trafikimin e kontrabandimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme  apo atë të rekrutimit të elementëve me prirje ekstremiste apo terroriste.

Ambasadori del Monaco shkrehu gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit nga ana e Preznecës së OSBE në Tiranë me Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

15 dhjetor 2021

Zyra e Marrëdhënieve me Median dhe Publikun