Njoftim mbi shpalljen e kandidates fituese për pranimin në shërbimin civil gjyqësor, në kategorinë ekzekutive.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KANCELARI
Nr. 290 Prot. Tiranë, më 05.03.2021
L ë n d a: Njoftim mbi shpalljen e kandidates fituese për pranimin në shërbimin civil gjyqësor, në kategorinë ekzekutive.
KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR
T I R A N Ë
Në zbatim te neneve 32 dhe 33 të Vendimit nr.622, datë 10.12.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor "Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, në përfundim të procedurës së vlerësimit profesional të kandidatëve nga Këshilli i Gjykatës dhe shpalljes së fituesve, për përmbushjen e kritereve për pranimin në shërbimin civil gjyqësor, në kategorinë ekzekutive, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:
1 (një) vend vakant në pozicionin Ekonomiste/Financiere (specialist finance dhe Buxheti), në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
- Kandidate fituese e shpallur nga Këshilli i Gjykatës është:
1. Alfreda Radovani me 74 Pikë.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
KANCELARI
SAIMIR SHYTI