Njoftime për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune

NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr._______Prot.                                                                                                   Tiranë, më 08/03/2021

NJOFTIM

PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE

Bazuar ne ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në dispozitat e Kodit të Punës në RSH, si dhe në shkresën e KLGJ-së me nr. 1671 prot., datë 09.03.2020, me lëndë: “Mbi miratimin e shtesës në organikën e gjykatës”, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune, si më poshtë :

- Për 1 (një) vend, në pozicionin Shofer, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në  shërbimin civil gjyqësor, sipas Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

Shoferi është pjesë e administratës ndihmëse të gjykatës.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Shofer, është si më poshtë:

  •  Bën transportimin e gjyqtarëve nga banesa në gjykatë;
  •  Mund të ngarkohet me detyra të tjera për transportimin e dosjeve gjyqësore, apo për nevoja të veprimtarisë administrative të gjykatës, nga Kancelari.

Kërkesat e veçanta për pozicionin Shofer, janë si më poshtë :

  • të ketë minimalisht arsim të mesëm;
  •    të ketë leje drejtimi të automjetit të klasit B, përbën avantazh dëshmia e klasit C dhe D.
  • të ketë aftësi të mira komunikimi dhe gadishmëri në punë;
  • të ketë eksperiencë të mëparshme si drejtues automjetesh, të paktën prej 5 vitesh.

-Kandidati duhet të paraqes zyrtarisht, brenda datës 22.03.2021, pranë kryesekretarisë së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentat e mëposhtëme:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • CV.
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport i aftësisë në punë).
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (vërtetimi shkarkuar nga e-Albania).
  • Fotokopje të lejeve të drejtimit të automjeteve ;
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

  1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 24.03.2021, në ambientet e Gjykatës, dhe brenda 24 orëve do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë. Lista e kandidatëve jo fitues nuk publikohet në web. Ata do të njoftohen nëpërmjet e-mail.

  1. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 26.03.2021 ora 11:00, pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe brenda ditës do të shpallet rezultati.

  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :

Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”. Kandidatët jo fitues kanë të drejtën e ankimit me shkrim ose nëpërmjet e-mail, në Këshillin e Gjykatës, ndaj rezultatit, brenda dy ditëve, nga dita e shpalljes së tij.

Data e daljes së rezultatit përfundimtar do të jetë 30.03.2021.

Shpallja e njoftimit të kandidatit fitues do të bëhet në faqen zyrtare të GJPKKO-së, www.gjp.gov.al, si dhe nëpërmjet e-mail. Kandidatët jo fitues do të njoftohen nëpërmjet e-mail.

Njoftimet dhe komunikimi për kandidatët do të bëhet nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231528, faks 042231527, sekretaria@gjp.gov.al