NJOFTIM PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KANCELARI
Nr. 3555/2 Prot. Tiranë, më 14.10.2024
NJOFTIM
PËR SHPALLJE KONKURRIMI PËR VEND TË LIRË PUNE
Bazuar në ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në dispozitat e Kodit të Punës në RSH, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune, si më poshtë :
- Për 1 (një) vend, në pozicionin Shofer, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësoj të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil gjyqësor, sipas Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Shoferi është pjesë e administratës ndihmëse të gjykatës.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Shofer, është si më poshtë:
- Kryen transportimin e gjyqtarëve nga banesa në gjykatë;
- Mund të ngarkohet me detyra të tjera për transportimin e dosjeve gjyqësore, apo për nevoja të veprimtarisë administrative të gjykatës, nga Kancelari.
Kërkesat e veçanta për pozicionin Shofer, janë si më poshtë :
- të ketë minimalisht arsim të mesëm;
- të ketë leje drejtimi të automjetit, (preferencë do të ketë kandidati që zotëron minimumi lejen e drejtimit të klasit C).
- të ketë aftësi të mira komunikimi dhe gadishmëri në punë;
- të ketë eksperiencë të mëparshme si drejtues automjetesh, të paktën prej 5 vitesh.
Kandidati duhet të paraqes zyrtarisht, brenda datës 28.10.2024, pranë Zyrës së Protokollit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron ;
- CV ;
- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave ;
- Fotokopje të librezës së punës ;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport i aftësisë në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (vërtetimi shkarkuar nga e-Albania) ;
- Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor penal;
- Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
- Fotokopje të lejes së drejtimit të automjeteve ;
- Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit ;
- Fotokopje e kartës së identitetit ;
- Vërtetim banimi.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.
Konkurrimi zhvillohet në dy faza:
- Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 28.10.2024 dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë. Lista e kandidatëve jo fitues nuk publikohet në web. Ata do të njoftohen nëpërmjet e-mail.
- Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 29.10.2024 ora 11:00, pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe brenda ditës do të shpallet rezultati.
- Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :
Kodi i Punës në RSH; Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar; Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.
Data e daljes së rezultatit përfundimtar do të jetë 29.10.2024.
Shpallja e njoftimit të kandidatit fitues do të bëhet në faqen zyrtare të GJPKKO-së, www.gjp.gov.al, si dhe nëpërmjet e-mail. Kandidatët jo fitues do të njoftohen nëpërmjet e-mail.
Njoftimet dhe komunikimi për kandidatët do të bëhet nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Rr. “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë, Telefon 042231528, Faks 042231527, sekretaria@gjp.gov.al