Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për pranimin në shërbimin civil gjyqësor të një Ekonomiste/Financiere (Specialist finance dhe buxheti)
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KANCELARI
Nr. 250 Prot. Tiranë, më 25.02.2021
L ë n d a: Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për pranimin në shërbimin civil gjyqësor të një Ekonomiste/Financiere (Specialist finance dhe buxheti)
KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
T I R A N Ë
Në zbatim te kreut IV “Pranimi në shërbim civil gjyqësor”, të Vendimit nr.622, datë 10.12.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor "Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor” në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:
1 (një) vend vakante në pozicionin Ekonomiste/Financiere (Specialist finance dhe buxheti) , në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,
- Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit janë:
1. Alfreda Radovani
2. Elona Dhrami (Cenaj)
Vlerësimi profesional i kandidatëve do të zhvillohet më datën 01.03.2021 ora 12:00 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga Komisioni i Pranimit dhe do të jetë testim me shkrim dhe testim me gojë.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
KANCELARI
SAIMIR SHYTI