Njoftime për shtyp
AKTIVITET ZHVILLUAR NGA KLGJ
Trajnim Pilot “Administrimi i gjykatës dhe statistikat si mjete strategjike për përmirësimin e performancës”
Njoftim për publikun
Duke marrë shkas nga vijimi i situatës së fatkeqësisë natyrore në vend e krijuar nga virusi COVID-19, Këshilli i Lartë Gjyqësor mori vendimin për të vijuar pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë, deri në datën 22 prill 2020, me përjashtim të çështjeve urgjente.
NJOFTIM
Me Vendimin e datës 24.03.2020 të Këshillit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, “Për marrjen e masave për zbatimin e Vendimit nr. 128 datë 24.03.2020 të KLGJ “Për pezullimin e veprimeve dhe shërbimeve gjyqsore në të gjithë gjykatat në RSH” dhe marrjen e masave të tjera për mbrojtjen e shëndetit të gjyqtarëve, administratës, subjekteve procedurale dhe publikut“...
NJOFTIM
“Për shtyrjen e afateve në lidhje me procedurën e rekrutimit të punonjësve të administratës gjyqësore, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Njoftim
Njoftojmë subjektet procedurale, avokatët, personat e interesuar, median dhe publikun se Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në bazë të Vendimit nr. 127 datë 10.03.2020 “Për pezullimin e veprimtarisë gjyqsore dhe shërbimeve në të gjitha gjykatat e RSH “, në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e virusit COVID 2019, dhe mbrotjes së popullatës, do të pezullojë seancat gjyqsore dhe shërbimet e tjera administrative për një periudhë dy javore.
NJOFTIM PËR SHTYP
Me Vendimin Nr. 286, datë 18.12.2019 "Për fillimin e funksionimit të Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar" të Këshillit të Lartë Gjyqësor, është vendosur fillimi i funksionimit të Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 19.12.2019.