NJOFTIM PËR MEDIAT DATË 06.06.2024

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 07.04.2023, Nr. 10/63  Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 192 të vitit 2022, ndaj të pandehurit: Mariglen METALLARI, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal;
  2. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, me vendimin Nr. 10 datë 06.06.2024 vendosi:

  • Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me shqyrtimin e çështjes penale në seancë paraprake me nr. 10/63 Regjistri Themeltar, datë regjistrimi 07.04.2023, me kërkues: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes ndaj të pandehurit Mariglen Metallari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.”
  • Dërgimin e akteve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, si gjykatë që ka kompetencën për gjykimin e kësaj çështje penale.

  • Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të pandehurit Mariglen Metallari, si dhe avokatit që ka mbrojtur interesat e tij Kevin Kosova.

  • Kundërshtimi i këtij vendimi mund të bëhet në Gjykatën e Lartë nëpërmjet parashtrimit të mosmarrëveshjes së kompetencës nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Tiranë, më datë 06.06.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar