NJOFTIM PËR MEDIAT DATË 10.06.2024

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 06.06.2024, Nr. 339 Regj. Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zgjatje e afatit të paraburgimit për një periudhë 3 (tre) mujore, për personin nën hetim, Franko GJALPI ndaj të cilit nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me Vendimin e saj nr. 68, datë 16.06.2023, është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  2. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, me vendimin Nr. 339 datë 10.06.2024 vendosi:

  1. Zgjatjen e afatit të paraburgimit për një periudhë 3 (tre) mujore, nga data 15.06.2024 deri në datën 15.09.2024, ndaj personit nën hetim Franko Gjalpi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 278/a - 22, 28/4 dhe 333/a të Kodit Penal.

  1. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palëve sikurse i kanë kryer.

  1. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brënda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Tiranë, sot më datë 10.06.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar