PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE - 11 PRILL 2023

Gjykata, mbështetur në nenet 35 dhe 259 të Kodit Penal, nenet 4/2, 390, 406/1 393/1 dhe 485 të Kodit të Procedurës Penale,

V E N D O S I :

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Palushi, për kryerjen e veprës penale Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 vite e 6 muaj burgim.
  2. Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Leonard Palushi me 2  vite e 4 muaj burgim.
  3. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Leonard Palushi do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  4. Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Leonard Palushi për të ushtruar funksione publike për nje afat kohor 5 vjeçar.
  5. Në zbatim të nenit 36/1/ç të K.Penal, prova materiale e sekuestruar për llogari të procedimit penal automjeti TOYOTA RAV 4, automat, ngjyrë gri e errët, me targa AB813BC, me numër shasie JTMBB31V70D043094, të konfiskohet dhe të kalojë në pronësi të shtetit.
  6. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumen 13.960 lekë si dhe shpenzimet gjyqesore i lihen në ngarkim të pandehurit.
  7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, sot më datën 11.04.2023