PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE – E ENJTE 12 JANAR 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore – E enjte 12 janar 2023

  • U zhvillua seanca gjyqësore me video konferencë me shtetin Italian, akuza sipas nenit 520 K.Pr.Penale. Seanca e radhës shtyhet në 16 janar, ora 09:00, pasi shteti Italian do të njoftoje ekspert mbi transkriptimin e përgjimeve të telefonatave.
  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Laert Pasha, Saimir Braho, Hamza Tola, Jorgo Kreku, Kastriot Kreku, akuzuar për vepra penale të "Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike", "Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojne funksione publike", parashikuar nga nenet 259/2 dhe 245/1 i K.Penal. Shtyhet seanca për t u zhvilluar në datën 18 janar 2023 ditën e mërkurë, ora 09:00.
  • U zhvillua seanca gjyqësore për çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Ariana Gaçi, Naze Daçi, Xhelil Demiri, Ylli Sevdari,, Edlira Mehmeti, Edlira Hebo, Halit Kola, akuzuar për veprën penale "Shpërdorim i detyrës" kryer në bashkepunim dhe "Shkelja e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike" parashikuar nga nenet 248 dhe 258 i K.Penal Përshkrimi i Akuzës. Shtyhet seanca për në datën 27 janar 2023, ora 11:00 për thirrjen dhe paraqitjen e dëshmitarëve të akuzës.
  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Laert Haxhiu, akuzuar për veprën penale të “Vrasje me paramendim kryer për hakmarrje", "Krijimi i grupit të strukturuar kirminal", "Mbajtje pa leje të armëve luftarake', parashikuar nga nenet 78/2, 79/dh, 278/1, 333/a/1 të Kodit Penal. Seanca gjyqësore e radhës shtyhet për t u zhvilluar në datën 26 janar ora 11:00, që të thirren dëshmitarët e akuzës dhe thirrjen e paraqitjen e bashkë të pandehurit në një procedim të lidhur për t u pyetur.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shqyrtoi çështjen penale kundër të pandehurve Rendinel Korita akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë“, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe Nazmi Totraku akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë“, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.

Gjykata, bazuar në nenet 112 pika 1 dhe 2, 379 pika 1, 384, 389, 390 pika 1, 393 pika 2, 406/1, 415 pika 1 dhe 422 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale,

VENDOSI:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Rendinel Korita për kryerjen e veprës penale për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë“, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 3 (tre) vjet burgim.

1.1. Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Rendinel Korita me 2 (dy) vjet burgim.

1.2. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur të pavuajtur të dënimit, për të pandehurin Rendinel Korita dhe vënia në provë për një afat prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

1.3. Bazuar në nenin 389 të K.Pr.Penale, heqjen e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për të pandehurin Rendinel Korita, caktuar me Vendimin nr.19, datë 18.03.2022, të Gjykatës së Posaçmë të Shkallës së Parë poër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

1.4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Rendinel Korita nëse nuk mbahet në burg, për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nazmi Totraku për kryerjen e veprës penale për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë“, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 1 (një) vit burgim.

2.1. Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Nazmi Totraku me 8 (tetë) muaj burgim.

2.2. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur të pavuajtur të dënimit, për të pandehurin Nazmi Totraku dhe vënia në provë për një afat prej  1 (një) vit e 4 (katër) muajsh, me kusht që gjatë kohës së provës të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

2.3. Bazuar në nenin 389 të K.Pr.Penale, heqjen e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për të pandehurin Nazmi Totraku, caktuar me Vendimin nr.71, datë 03.10.2022, të Gjykatës së Posaçmë të Shkallës së Parë poër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2.4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Nazmi Totraku nëse nuk mbahet në burg, për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.

3. Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, prokurori Sotir Kllapi.

4.Provat materiale të bashkëlidhura më fashikullin e gjykimit të bashkohen me fashikullin e procedimit të ndarë në ngarkim të të pandehurit Erjon Cërriku.

5. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve solidarisht.

6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga palët brenda pesëmbëdhjetë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall sot në Tiranë, me datë 12.01.2023.

  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Dritan Kola, akuzuar për veprën penale të "Vjedhjes me armë", "Plagosjes së rëndë me dashje", "Krijimi i grupit të strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal'", parashikuar nga nenet 140, 88, 333/a/1, 334/1 të Kodit Penal. Shtyhet seanca për t u zhvilluar në datën 25 janar, ora 13:30 ku gjykata do përgjigjet me vendim, kërkesës së të pandehurit dhe avokatit të tij për të proceduar me gjykim të shkurtuar sipas nenit 403 e vijues të K.Pr.Penale.
  • Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shqyrtoi çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Fatjon Koçllari, Emiljano Likaj, Mehdi Mamushlli, Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Indrit Hita, Enjad Myrtaj, Roland Ramadani,, Fatos Dusha, Mohamed Abdurrahim Sherif, Petrit Pashaj, Zamir Muliu, Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Klement Latifaj, Robert Hysa, Arjol Lleshi, Kristjana Sako, akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 298/1; 28/4; 333/a/1; 334/1; 28/4; 333/a/2; 298/1; 334; 298/3 të Kodit Penal. Seanca shtyhet në datën 16 janar, ora 12:00, për t i lënë mundësi avokatit të paraqesë konkluzionet përfundimtare.
  • U zhvillua seanca gjyqësore kundër shtetasit Shkëlzen Selimi mbi shqyrtimin e kërkesës penale nga prokuroria mbi konfiskimin e pasurive të paluajtshme në zotërim të personit të lidhur Shkëlzen Selimi. Shtyhet seanca gjyqësore për t u zhvilluar në datën 19 janar 2023, ora 09:00, për mos paraqitje të prokurores.
  • Seanca gjyqësore ndaj të pandehurës Belinda Balluku shtyhet për në datën 27 janar, ora13:30, pasi avokati kërkoi të largohet për arsye familjare.
  • Seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Arben Plaku shtyhet për në datën 17 janar, ora14:30, për konkluzionet përfundimtare të avokates.
  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Redjan Rrahja dhe Arjol Halilaj. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën pë t u zhvilluar në datën 26 janar 2023, ora 12:30 pasi nuk u paraqitën avokatët e caktuar kryesisht.
  • U zhvillua seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës penale për bashkim dënimesh. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

VENDOSI:

Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

Bashkimin e dënimeve të dhëna me vendimin me Nr.43, datë 08.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me anë të vendimit Nr.09, datë 03.03.2022) dhe me vendimin Nr.69, datë 11.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me anë të vendimit Nr.29, datë 18.05.2022) në ngarkim të të dënuarit Andrea Xhevdet Caca, në një dënim të vetëm prej 13 vite e 6 muaj burgim, duke filluar vuajtja e dënimit ditën që ka përfunduar vuajtja e dënimit për efekt të vendimit Nr.100, datë 14.02.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Rrëzimin e kërkesës për pjesën tjetër.

Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shpenzimet giyqësore siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit. U shpall sot në Tiranë, me datë 12.01.2023, ora 12:00

  • U zhvillua seanca gjyqësore kundër të pandehurve Artur Balla dhe Bledar Lilo akuzuar akuzuar për kryerjen e veprave penale të "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale", "Grup i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal", parashikuar nga nenet 287/1, 333/a/2 dhe 334/ 1 të K.Penal.

Gjykata pasi shqyrtoi këkesën e të pandehurve dhe dëgjoi prokurorin dhe vlerësoi gjendjen e akteve vendosi të pranoi këtë kërkesë për të proceduar me gjykim të shkurtuar. Gjykata i jep kohë prokurorit të përgatisë diskutimin përfundimtar me shkrim. Seanca e radhës zhvillohet në datën 27 janar, ora 13:00.