PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE – E HENE 02 SHKURT 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore – E enjte 2 shkurt 2023

  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj shoqërisë Albtek Energy” akuzuar për veprat penale të " "shpërdorim detyre", "Korrupsioni pasiv i funksionareve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendor", "Pastrimi i produkteve të vepres penale", parashikuar nga nenet 248, 260 dhe 287/2 të K. Penal ", parashikuar nga neni 328 i K.Penal. Seanca shtyhet për t’i garantuar të pandehurve praninë e mbrojtësve dhe meqenëse çështja ndodhet në fazën paraprake. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 14 shkurt ora 10:00. U vendos pezullimi i afateve të paraburgimit deri në seancën e radhës.

  • GJykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për ekzekutimin e letër porosisë për veprën penale 507 K.Pr.P.

  • Gjykata, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, ndaj të pandehurit Qerim Ismailaj, pasi dëgjoi palët në konkluzionet përfundimtare dhe vlerësoi çështjen në tërësi, bazuar në nenet 112 pika 1 dhe 2, 379 pika 1, 384, 390 pika 1, 393 pika 2, 406/1, 415 pika 1 dhe 422 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale

VENDOSI:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Qerim Ismailaj për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i   formularëve” parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Qerim Ismailaj me 4 (katër) muaj burgim.

3. Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Qerim Ismailaj dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 40 (dyzet) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

4. Kundër vendimit, lejohet ankim nga palët, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, sot me datë 02.02.2023