PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE – E HËNË 19 DHJETOR 2022
Përmbledhje e seancave gjyqësore – E hënë 19 dhjetor, 2022
Sot, më 19.12.2022, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësore për shqyrtimin e çështjes penale, në ngarkim të të pandehurve
1. Viktor Bajraktari (Imeraj), hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
I akuzuar: për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a, 334 të Kodit Penal në dëm të shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi, “Falsifikimi i dokumenteve” në formën e përdorimit, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal si edhe të veprës penale të “Futja, mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal.
2. Emiljano Shullazi, i dënuar më parë, hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
I akuzuar: për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/1, 334/2 të Kodit Penal në dëm të shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi.
3. Indrit Taulla, i dënuar më parë, hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
I akuzuar: për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2, 334/2 të Kodit Penal në dëm të shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi si dhe të “Vrasjes me paramendim”, në dëm të shtetasit Kledian (Klodian) Saliu,“Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Osman Truma, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal
4. Indrit Rusi, mbrojtur nga avokat i zgjedhur Detar Hysi, hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
I akuzuar: për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, në dëm të shtetasit Kledian (Klodian) Saliu,“Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Osman Truma, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.
5. Lulzim Berisha, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë, i divorcuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, e paekzekutuar.
I akuzuar: për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” në dëm të shtetasit Kledian (Klodian) Saliu, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Osman Truma, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 78/2, 76/22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;
6. Plaurent Dervishaj, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë, i divorcuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, e paekzekutuar.
I akuzuar: për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, në dëm të shtetasit Kledian (Klodian) Saliu, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Osman Truma, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.
7. Luftar Reçi, hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, aktualisht duke vuajtur një dënim tjetër me burgim.
I akuzuar: për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2, 334/2 të Kodit Penal në dëm të shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi si dhe të “Vrasjes me paramendim”, në dëm të shtetasit Kledian (Klodian) Saliu,“Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Osman Truma, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.
Viktima të veprave penale: Abedin Saliu, Kimete Truma, Zhyljeta Lamaj, Kydrete Arsi, Rudina Truma, Osman Truma.
Disa nga pala mbrojtëse dhe të pandehurit paraqitën parashtrimet e tyre. Dhe kërkesat për prove. Gjykata disponoi me vendim të ndërmjetëm për pranimin ose jo të tyre dhe më pas iu dha fjala prokurores për të vijuar veprimet me provat e saj. Ajo kërkoi të fillonte shqyrtimin e provave, me pyetjen e bashke të pandehurit të drejtësisë Luftar Reçi dhe njoftimin e tij. Shtyhet seanca gjyqësore në datën 28 dhjetor, 2022, ora 15:00.
- U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Redjan Rraja. Mbrojtësit parashtruan kërkesat për prova lidhur me kryerjen e akteve të ekspertimit Teknik, biologjik, etj, kërkesa të cilat u rrëzuan nga ana e gjykatës. Me kërkesë të avokates Entela Hyseni, avokati I cili ka ndjekur çështjen që nga fillimi, Elton Hyseni, seancën tjetër do paraqesë kërkesë për prova me dëshmitarë. Seanca e radhës u la pë në datën 28 dhjetor, ora 09:30.