PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE – E MARTE 10 JANAR 2023

Përmbledhje e seancave gjyqësore – E hënë 10 janar 2023

  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurve: Izmir Hajdari, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K. Penal, të vjetër para ndryshimeve të vitit 2021, Suela Musta, e akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Në kushtet kur nuk ishin të pranishëm të pandehurit Bledar Karaj dhe Adem Boriçi dhe mbrojtësi i tyre, seanca nderpritet dhe caktohet data 19 janar, ora 11:30.

  • Seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Redjan Rrahja shtyhet për në datën 18 janar, ora 13:30, pasi nuk u paraqit prokurori.

  • Shtyhet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Qerim Ismaili për t u zhvilluar në datën 24 janar, e martë ora 14:00 me kërkesë të avokates kryesisht Megi Zonja, pasi duhet të njihen me aktet/dosjen e plotë, meqenëse ndodhet në fazen përfundimtare.