PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE – E MARTË 27 DHJETOR 2022

Përmbledhje e seancave gjyqësore – E martë 27 dhjetor, 2022

 

  • U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Erjon Alibej, akuzuar për veprat penale "Vrasje me paramendim", "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve", "Grup i strukturuar kriminal", "Pjesemarrje ne grup te strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 78/2, 278/3, 333/a, 334, te Kodit Penal. U pyet dëshmitarja Kleida Alliu dhe seanca shtyhet për t u thirrur dëshmitarët e tjerë me datë 17.01.2023, ora 13:00.

 

  • Shtyhet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Altin Ndoci  për në datën 10 janar 2023, ora 09:00 me qëllim njoftimin e dëshmitarëve që nuk ishin paraqitur.