PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE – E MËRKURË 28 DHJETOR 2022

Përmbledhje e seancave gjyqësore – E mërkurë 28 dhjetor, 2022

  • Seanca gjyqësore ndaj të pandehurve: Izmir Hajdari, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K. Penal, të vjetër para ndryshimeve të vitit 2021, Suela Musta, e akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtyhet për në datën 09 dhjetor, 2022, ora 10:30, për mos paraqitje të avokatëve.

  • Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Emiljano Hajdar Shullazi i akuzuar për veprat penale të "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese",  kundër dy ose me shumë personave të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal", "Fallsifikimi i dokumentave", etj, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a, K.Penal. Mos paraqitja e mbrojtësve, Artan Simoni dhe Juxhin Manopulli të të pandehurit Luftar Reci. Seanca e radhës, do të mbahet në datën 16 janar, 2023.

  • Shtyhet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Laert Qamil Haxhiu “Vrasje me paramendim kryer për hakmarrje", "Krijimi i grupit të strukturuar kriminal", "Mbajtje pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga nenet 78/2, 79/dh, 278/1, 333/a/1 te Kodit Penal. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 12 janar 2023, ora 14:00, pasi njoftohen dhe thirren dëshmitarët e tjerë.