PËRMBLEDHJE E SEANCAVE GJYQËSORE – E Premte 10 Mars 2023
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 19, datë 10.02.2023, ndër të tjera vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nazif Ajroski për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, në mënyrën e transportimit, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1-rë, 22, 28/4, dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nazif Ajroski për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal,parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2-të i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
3. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Nazif Ajroski me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
4. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Nazif Ajroski me 8 (tetë) vjet burgim.