Përmbledhje e seancave gjyqësore - E mërkurë 15 mars 2023
Përmbledhje e seancave gjyqësore
E mërkurë 15 mars 2023
- U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit M. B., akuzuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 259/1 i Kodit Penal
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sot më datë 15.03.2023, ora 14:00 në përfundim të gjykimit të zhvilluar,
VENDOSI:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit M. B., akuzuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 259/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim
- Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin me 1 (një) vit me 4 (katër) muaj burgim.
- Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin M. B., dhe vënien në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj,
- Urdhërohet i pandehuri M. B. të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës Tiranë dhe të mos marrë kontakte me persona të dënuar.
- Ne aplikim te nenit 35 të K. Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin M. B., për 5 (pesë) vjet.