URDHËR ''Për zhvillimin e mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve të gjykatës''

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

           Nr.117 prot                                                                           Tiranë, më 17.05.2021

URDHËR

Nr. 88 Dt.17.05.2021

“Për zhvillimin e mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve të gjykatës

Bazuar në nenet 29 dhe 37 të ligjit nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH”, në zbatim të përcaktimit nenit 29 të ligjit që parashikon se: “1. Mbledhja e përgjithshme e të gjithë gjyqtarëve të gjykatës thirret rregullisht dhe kryesohet nga kryetari i gjykatës. 2. Kryetari siguron që mbledhja të zhvillohet me rregjistrim audio dhe të mbahet procesverbal për diskutimet e zhvilluara. Rregjistrimi audio dhe procesverbali i mbledhjes i zbardhur ruhet për të paktën 10 vjet dhe i vihet në dispozicion gjyqtarëve të gjykatës, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Akses mund t’u jepet personave dhe institucioneve të tjera të interesuara, duke siguruar mbrojtjen e të dhënave personale. 3. Kryetari njofton Këshillin e Lartë Gjyqësor për datën dhe rendin e ditës së mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve kur diskutohet analiza vjetore e gjykatës, të paktën dy javë më parë. Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të vendosë për të marrë pjesë në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve përmes anëtarëve të tij si vëzhgues. 4. Kryetari mund të ftojë në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve, nëpunës civilë gjyqësore në detyrë ose që kryejnë praktikën profesionale, ose palë të tjera të interesuara.”;

Urdhëroj:

 1. Zhvillimin e mbledhjes së përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve të gjykatës në datë 19.05.2021 ora 15:00 në sallën e mbledhjeve.
 

 2. Përcaktimin e rendit të ditës së mbledhjes së përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve të gjykatës si vijon:

  • Diskutimi lidhur me “Mbi të drejtën e Informimit për veprimtarinë e sistemit gjyqësor”, marrë shkasë nga disa ankesa të përcjellë pranë KLGJ-së, nga përfaqësues të mediave.
  • Diskutimi lidhur me ndarjen e trupave gjykues duke marrë mendimin e mbledhjes se përgjithshme të gjyqtarëve në respektim të nenit 38 gërma ç)te ligjit nr 98 /2016.
  • Çdo problematikë tjetër të parashtruar nga gjyqtarët.
     

 3. Ngarkohet nëpunësi IT për marrjen e masave për:

  • sigurimin e kryerjes së regjistrimit audio të mbledhjes së përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve të gjykatës,
  • pasqyrimin e regjistrimit në mënyrë të përmbledhur dhe të saktë dhe vënien në dispozicion të gjyqtarëve dhe kryetares së gjykatës, në mënyrë që t’i përcillet në vijim Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë,
  • publikimin e njoftimit lidhur me mbledhjen e përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve në faqen zyrtare të gjykatës në internet.
     

 4. Ngarkohet kancelari për marrjen e masave për mbikqyrjen e zbatimit të këtij urdhëri.

 5. Një kopje e këtij urdhëri t’i komunikohet, gjyqtarëve, kancelarit, nëpunësit IT.

 6. Ftohet të marrë pjesë në mbledhje Gjyqtarja e Medias, znj.Saida Dollani.

 7. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
 

ZËVENDËSKRYETARE E GJYKATËS

Irena GJOKA