Vendime te masave parandaluese sipas aktit normativ

Vendimi Nr.1 dt:02.03.2020

Kërkues

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, përfaqësuar në kërkesë nga prokurore Enkeleda MILLONAI.

Objekti i kërkesës

Vleftësim i masës së sekuestros, vendosur me Urdhërin nr. 137 datë 04.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndaj pasurisë: Banesë tre katëshe, e ndodhur në xxx, Shxxx, pranë rrugës Nxxxx, e përfshirë në proces legalizimi me nr. Prot 1769 datë 08.11.2018 në emër të shtetasit Gj. K. (G.), i biri i Gjxx dhe i Dxx, datëlindja xxxxx, lindur në xxxx Shxxx, me nr. Personal xxxxxxx.

Baza ligjore e kërkesës

Neni 5,16,18,19, i Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 "Për Masat Parandaluese në Kuadër të Forcimit të Luftës Kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit e Sigurisë Publike".

Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit

Banesë tre katëshe, e ndodhur në xxx, Shxxxx, pranë rrugës xxxx, e përfshirë në proces legalizimi me nr. Prot 1769 datë 08.11.2018 në emër të shtetasit Gj. K. (G.), i biri i Gjxx dhe i Dxxx, datëlindja xxxxx lindur në xxxxx Shxxxx, me nr. Personal xxxxxxxxx.

Person i dënuar për v.p
Person nën hetim për v.p

Sipas të dhënave në vendimin nr. 262/1 akti datë 31.01.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, rezulton se shtetasi K. G. (K.) i biri i Gjxxx dhe i Dxxx, datëlindja xxxxx, lindur dhe banues në Shxxxx, me shtetësi shqiptare, rezulton të jetë i dyshuar për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit” kryer në bashkëpunim dhe “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 109 dhe 283/a e 25 i K.Penal.

Gjykata vendosi

 

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
  2. Vleftësimin e ligjshëm të masës së sekuestros vendosur me urdhrin Nr.137 datë 04.02.2020, me të cilin është urdhëruar:
    - Sekuestrimi i pasurisë banesë tre katëshe, e ndodhur në xxxx, Shxxxx, pranë rrugës xxxxx, e përfshirë në proces legalizimi me nr. Prot 1769 datë 08.11.2018 në emër të shtetasit Gj.j K.(G.), i biri i Gjxxx dhe i Dxxx, datëlindja xxxxx, lindur në xxxxxx Shxxxx.
  3. Në referim të nenit 19 pika 7 të aktit normatvi Nr. 1 datë 31.01.2020, masa e sekuestros është e vlefshme për një periudhë 4 mujore, duke filluar nga momenti i zbatimit të saj.
  4. Një kopje e këtij vendimi t`i njoftohet subjektit K. K. prokurorit, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestrara e të Konfiskuara, e cila merr në dorëzim pasurinë objekt i urdhërit të sekuestrimit.
  5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posacme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar Tiranë, brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga marrja dijeni apo njoftimi i vendimit.

U shpall në Tiranë në datë 02.03.2020, ora 10:30.

Afati i shqyrtimit të kërkesës

Regjistruar me  Datë 20.02.2020.
Shpallur vendimi me Datë 02.03.2020