Vendimi Nr.9 dt:28.02.2020
Kërkues
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar / Personi /kërkues
Objekti i kërkesës
Masë parandaluese pasurore, sekuestro. Vleftësimin e sekuestros vendosur me urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Baza ligjore e kërkesës
Neni 19 pika 5 gërma “b’’ dhe 7 të aktit normativ nr.1, datë 31.01.2020.
Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit
Vleftësimin e masës së sekuestros mbi pasurinë në pronësi të L.H, konkretisht të vilës katërkatëshe të ndodhur në fshatin Pxxx (xxxxx), Shxxxx, xxxxx.
Person i dënuar për v.p
Person nën hetim për v.p
Persona nën hetim si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i munucionit”; “Trafikimi i narkotikëve”; “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Grup i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara përkatësisht nga nenet 109, 278, 283/a, 303 dhe 333/a të Kodit Penal.
Gjykata vendosi
Vleftësimin e masës së sekuestros së vendosur me urdhërin nr. 132 datë 03.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për pasurinë e llojit ndërtesë katërkatëshe, e ndodhur në fshatin xxxx, xxx, xxx, ndërtim i rezultuar në proces legalizimi, aplikuar për legalizim shtetasit B.H. (aplikimi nr.1568/2006); E.H (aplikimi 21824/2014), A.H. (aplikimi 23477/2015), në zotërim dhe në përdorim të shtetasve L.H., B.H, A.H, E.H.
Afati i shqyrtimit të kërkesës
7 (shtatë) ditë