Vendime te masave parandaluese sipas aktit normativ

Vendimi Nr.05 dt:27.02.2020

Kërkues

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e përfaqësuar nga prokurori Ened NAKUÇI

Objekti i kërkesës

Vleftësim i masës së sekuestros, vendosur me Urdhërin nr. 141, datë 04.02.2020, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ardhur në datë 07.02.2020,

Baza ligjore e kërkesës

Akt Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”.

Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit

M. D., i biri i Pxxx dhe i Pxxxx, i datëlindjes xxxxxx, me gjëndje gjyqësore i divorcuar, lindur në Nxxx, Shxxxx, banues në xxxxx.

Banese dy kate + njësi shërbimi, e ndodhur ne lagjen xxxx, xxx; 
Pasuria nr.144/37, zona kadastrale 1869 (xxxxx), e llojit arë, me sipërfaqe 1541 m2; 
Pasuria nr.144/38, zona kadastrale 1869 (xxxxxx), e llojit truall, me sipërfaqe 350m2; 
në emër të shtetasit M. D., i biri i Pxxx dhe i Pxxxx, i datëlindjes xxxxx, lindur në xxxxxx, Shxxxx, me nr. Personal xxxxxxx;

Person i dënuar për v.p
Person nën hetim për v.p

A. D., i biri i Pxxx dhe i Pxxxx, i datëlindjes xxxx, me gjendje civile i martuar, lindur në Shxxx, banues në Shxxxx, me nr. Personal xxxxxxxxx; i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të kryera në bashkëpunim, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 109/3, 303, 300, 301, 25 dhe 278 të K.Penal;

Gjykata vendosi

  • Vleftësimin e masës së sekuestros,  të vendosur me Urdhër Nr. 141, datë 04.02.2020, (Nr. 901/1 Prot., datë 04.02.2020), “Për vendosjen e sekuestros të pasurive në rastet e emergjencës”, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mbi pasuritë:
    - Banesë dy kate + njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen xxxxxx, Shxxxx;
    - Pasuria nr.144/37, zona kadastrale 1869 (xxxxx), e llojit arë, me sipërfaqe 1541 m2
    - Pasuria nr.144/38, zona kadastrale 1869 (xxxxxx), e llojit truall, me sipërfaqe 350m2.
  • Sekuestrim i pasurive të mësipërme për një periudhë 4 mujore, duke filluar ky afat nga momenti i zbatimit të masës së sekuestros.
  • Caktimin e Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara, për marrjen në administrim të pasurive të sekuestruara.
  • Urdhërohet sekretaria gjyqësore që të njoftojë dhe të vërë në dispozicion një kopje të vendimit shtetasit M. D. Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 ditëve nga marrja dijeni apo njoftimi i vendimit.

Afati i shqyrtimit të kërkesës

Datë regjistrimi: 20.02.2020
Datë vendimi: 27.02.2020