Vendime te masave parandaluese sipas aktit normativ

Vendimi Nr.06 dt:03.03.2020

Kërkues

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Objekti i kërkesës

Vleftësim i masës së sekuestros, vendosur me Urdhërin nr.139, datë 04.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mbi pasuritë e subjektit nën hetim pasuror. 

Baza ligjore e kërkesës

Akti normativ nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”.

Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit

Subjekti/shtetasi G.F. (D.) 

  1. Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në adresën “xxxxxxx”, Lagja “xxxxxx”, xxxxxx (mbrapa xxxxxx), regjistruar në emrin e shtetasit L. N.M.
  2. Automjeti me targa XXXXXXX, marka Xxxx, vit i prodhimit 2008(i cili në momentin e sekuestrimit kishte të vendosur targën XXXXXXX e cila i përkiste një mjeti tjetër), në zotrim të tërthortë nga subjekti: G.F.(D.), i biri i L. dhe i P., i datëlindjes xx.xx.19xx, lindur dhe banues në xxxxxx.

Person i dënuar për v.p
Person nën hetim për v.p

Person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit” kryer në bashkëpunim, dhe “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 109 dhe 283/a e 25 të K.Penal.

Gjykata vendosi

Gjykata bazuar në nenet 19, 20 e vijues të Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”.

V E N D O S I:
I. Pranimin e kërkesës së Prokurorit. 
II. Vleftësimin e ligjshëm të masës së sekuestrimit të vendosur, mbi pasuritë:

  1. Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në adresën “Xxxxx Xxxxx”, Lagja “Xxxxx”, Xxxxx (mbrapa Xxxxxx), regjistruar në emrin e shtetasit L.N.M..
  2.  Automjeti me targa XXXXXXX, marka Xxxx, vit i prodhimit 2008(i cili në momentin e sekuestrimit kishte të vendosur targën XXXXXXX e cila i përkiste një mjeti tjetër), në zotrim të tërthortë nga subjekti: G.F. (D.), i biri i L. dhe i P., i datëlindjes xx.xx.19xx, lindur dhe banues në Xxxxx.

III. Masa e sekuestrimit është e vlefshme për një periudhë 4 mujore duke filluar nga momenti i zbatimit të saj.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.03.2020. 

Afati i shqyrtimit të kërkesës

8 (tetë) ditë.