Vendime te masave parandaluese sipas aktit normativ

Vendimi Nr.10 dt:08.03.2020

Kërkues

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokuror i çështjes Behar Dibra

Objekti i kërkesës

OBJEKTI: 

Vleftësim i masës së sekuestrimit të pasurive si më poshtë:
Pasuri me numër pasurie 4/1, zk 8572,vol 27, fq.198, sipërfaqe ndërtimi 478 m2, godinë ekonomike dykatëshe dhe ambiente shërbimi “xxxxxx”sh.p.k me numër nipti xxxxx ndodhur në lagjen “xxxx”, Lxxxx; pasuria me nr.4/2 ZK8572, vol 24, fq 197, me sipërfaqe ndërtimi 418.72m2, godinë ekonomike dy katëshe, karburant dhe ambinet shërbimi, e ndodhur në lagjen “xxxx”, Lxxxx; pasuria me nr.19/46, zk 8572, vol 24, fq 195, me sipërfaqe ndërtimi 104.7 m2, godidnë banimi dy katëshe e ndodhur në lagjen “xxxx”, Lxxxx; pasuri me nr.3/1,ZK8572, me sipërfaqe ndërtimi 155 m2, godinë ekonomike një kat dhe bodrum me vendndodhje në lagjen “xxxx” Lxxxx; automjet tip xxxx, xxxxx, ngjyrë gri, me targë xxxxxxx.

Baza ligjore e kërkesës

BAZA LIGJORE:    
Neni 3, 5,7,9,16/a, 19 pika 5 gërma “b”, të Aktit Normativ nr. 1 datë 31.1.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”. 

Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit

Kundër  shtetasit: Shtetasit S. T., i biri i Hxxxx dhe Jxxxx, i datëlindjes xxxxx, dhe banues në Lxxxx, lagja “xxxx”, rruga “Lxxxx Pxxxxx”. 

Gjykata vendosi

VENDOS: 
Pranimin e kërkesës.

Vleftësimin e masës së sekuestros të vendosur  me urdhërin nr.156, datë 3.2.2020  “Për vendosjen e sekuestros së pasurisë në rastet e emergjencës”, mbi pasuritë në pronësi të shtetasit S. T. si me poshtë:
-automjet tip xxxxx, xxxxx, ngjyrë gri, me targë xxxxxxx.

Sekuestrimin e pasurisë të mësipëme për një periudhë katër mujore, duke filluar ky afat nga momenti i zbatimit të masës së sekuestros.
Caktimin e Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara, administrator Axxxx Bxxxx, për marrjen në administrim të pasurisë së sekuestruar.
Urdhërohet sekretaria gjyqësore që të njoftojë dhe të vërë në dispozicion një kopje të vendimit shtetasit S. T., Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
U shpall në Tiranë, më dt.  8.3.2020.

   SEKRETARE                                GJYQTARE
ANDINA GJOKA                       FLORA HAJREDINAJ

Afati i shqyrtimit të kërkesës

Datë regjistrimi: 24.02.2020
Datë vendimi: 08.03.2020
Afati i shqyrtimit të kërkesës zgjati 12 ditë.