Vendime te masave parandaluese sipas aktit normativ

Vendimi Nr.14 dt:11.03.2020

Kërkues

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar/ Personi /kërkues

Objekti i kërkesës

Vleftësimin e masës së sekuestros e vendosur sipas urdhërit Nr.11 datë 18.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zbatuar mbi automjetin me targë xxxxxx, me numër shasie xxxxxxxxx në pronësi të shtetasit E.Gj.

Baza ligjore e kërkesës

Akti Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 "Për Masat Parandaluese në Kuadër të Forcimit të Luftës Kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit e Sigurisë Publike".

Ndaj kujt personi
Pasurisë së personit

F.Gj, i biri i E dhe i A, i datëlindjes ____, lindur në K, L. dhe banues në fshatin Sh., E.

Person i dënuar për v.p
Person nën hetim për v.p

I dënuar për kryerjen e veprës penale "Trafikim i narkotikëve" e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2 e 22 të K.Penal dhe është dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

Gjykata vendosi

  • Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  • Vleftësimin e ligjshëm të masës së sekuestros vendosur me urdhrin Nr. 11 datë 18.02.2020 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me të cilin është urdhëruar: Sekuestrimi i pasurisë automjet me targë AA 960 PC, në pronësi të shtetasit E. E. Gj, i datëlindjes ______ me banim në Rruga "____", L., i cili është i vëllai i shtetasit F. E. Gj.
  • Në referim të nenit 19 pika 7 të aktit normativ Nr. 1 datë 31.01.2020, masa e sekuestros është e vlefshme për një periudhë 4 mujore, duke filluar nga momenti i zbatimit të saj.
  • Një kopje e këtij vendimi ti njoftohet subjektit F.Gj, prokurores E. K, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestrara e të Konfiskuara e cila merr në dorëzim pasurinë objekt i urdhërit të sekuestrimit.
  • Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar Tiranë, brenda 15 ditëve nga marrja dijeni apo njoftimi i vendimit.

Afati i shqyrtimit të kërkesës

7 (shtatë) ditë