Lajmërim për depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurit ARTUR BAFTJAR RIZA
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. 22/50/129 Akti
Tiranë, më 10.06.2020
Lënda:
Lajmërim për depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurit ARTUR BAFTJAR RIZA
Drejtuar:
Të pandehurit ARTUR BAFTJAR RIZA
Adresë:
Njësia Bashkiake Nr.6, rruga “Hamdi Llulaj”, Pallati Nr.3, Hyrja nr.1, Tiranë.
Për veprim:
Kryesekretarisë pranë kësaj Gjykate.
Në Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është sjellë për gjykim çështja penale në ngarkim të:
I PANDEHUR:
Artur Riza.
I AKUZUAR:
Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, ‘Rrëmbim ose mbajtje peng e personit” në bashkëpunim, parashikuar përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1, 109/1 dhe 25 të Kodit Penal.
1. Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, ju njofton se në Njësinë Bashkiake Nr.6, Tiranë (adresë e cila rezulton si vendbanim i juaj në bazë të akteve të Gjendjes Civile), është depozituar akti i njoftimit tuaj (bashkë me letrën e të drejtave) për zhvillimin e seancës gjyqësore të shqyrtimit të kësaj çështje penale. Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, do të zhvillohet në datë 24.06.2020, ditë e Mërkurë, ora 11.00.
2. Kryesekretaria, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, urdhërohet të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e internetit, lajmërimin për depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Artur Baftjar Riza.
3. Të njoftohet gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 24.06.2020, ditë e Mërkurë, ora 11.00.
G J Y Q T A R
Daniela SHIRKA