Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER GJYKATEN E POSACME TE APELIT PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E Viktimes: MARIE ZEF PRENGASubashi

Logo koka dokumentit

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë
GJYKATA E POSAÇME E APELIT
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

           

Nr. 63 akti                                                                                              Tiranë, më 12.12.2024

SHPALLJE

NË GJYKATËN E POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË  PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Në datë datë 27.12.2024, ditë e Premte, ora 10:30 në sallën e gjykimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar gjykimi në shkallë të dytë, i çështjes penale nr. 63 regjistri themeltar, që i përket:

KËRKUES:    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokuroret Elida Kaçkini dhe Behar Dibra.

I PANDEHUR:  Festim Bexhdili

AKUZUAR:    Për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 109/3 – 28/4, 278/1 – 28/4, 303 – 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal.

I PANDEHUR:                 Olsi Turja  

AKUZUAR:                       Për kryerjen e veprës penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301-25 i Kodit Penal.

VIKTIMA:                        Marie Prenga

Bazuar në parashikimet e nenit 138 të K.Pr.Penale,

 

                                                                   URDHËROJMË:

Njoftimin e viktimës së veprës penale, nëpërmjet shpalljes:

MARIE ZEF PRENGA, me adresë: Rruga “Teuta”, lagjia nr.5, Kamëz, Tiranë, lidhur me seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 27.12.2024, ditë e Premte, ora 10:30, nëpërmjet depozitimit;

Një kopje e kësaj shpallje vendoset në:

  • Këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  • Në faqen elektronike të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar:

                                                                                        

GJYQTAR

Engert PËLLUMBI