Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER NJOFTIMIN E VIKTIMAVE NE PROÇES Behije Arapi dhe Valbona Pasho (Beqiri)

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.120 Akti                                                                                                       Tiranë, më 29.09.2021

U R D H Ë R   

“Për njoftimin e viktimave në proçes Behije Arapi dhe Valbona Pasho (Beqiri), nëpërmjet shpalljes publike”.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore e çështjes penale në ngarkim të;

PANDEHURVE:      1. Ardjan Çopja

Akuzuar:                    Për kryerjen e veprave penale; “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe Pjësmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/2, 28/4,333/a dhe 334 të Kodit Penal.

                                       2.Ervis Bardhi

Akuzuar:                    Për kryerjen e veprave penale; “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe Pjësmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/2, 28/4,333/a dhe 334 të Kodit Penal

                                         3.Klajdi Dokoli

Akuzuar:                    Për kryerjen e veprave penale; “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe Pjësmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4,333/a dhe 334/1 të Kodit Penal

                                         4.Etjen Cani

Akuzuar:                    Për kryerjen e veprave penale; “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe Pjësmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4,333/a dhe 334/1 të Kodit Penal  

Bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të viktimave, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të aktit të njoftimit në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të Gjykatës.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O N

Njoftimin e viktimave në proçes Behije Arapi dhe Valbona Pasho (Beqiri), për t’u paraqitur në seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 13.10.2021, ditë e Mërkurë, ora 14:00.

Urdhëri i njoftimit depozitohet në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 GJYQTARE

  Etleva DEDA