NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E SHTETASIT: 1. Aleks Nanaj (alias Adil Nano); 2. Emiljant ( Emiljan ) Lamkollari; 3. Aleks Likaj; 4. Pashk Syla
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.10/39/80 Akti Tiranë, më 15.06.2022
Njoftim me shpallje
Në datë 06.07.2022, ditë e merkurë, ora 11:00 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore
në ngarkim të të pandehurëve: 1. Aleks Nanaj (alias Adil Nano); 2. Emiljant ( Emiljan )
Lamkollari; 3. Aleks Likaj; 4. Pashk Syla, të akuzuar për veprat penale parashikuar nga
nenet 283/a/2, 28/4, dhe 333/a/1,334 të Kodit Penal.
Gjykata konform nenit 140/5 të K.Pr.Penale, vendosi të njoftojë me shpallje në vendin e banimit, të pandehurit:
- Aleks Nanaj (alias Adil Nano), i biri i Çune dhe i Bajame, i datëlindjes 23.07.1982, lindur në Golem-Gjirokastër dhe banues në Lagjia nr.1 Sarandë.
- Emiljant (Emiljan) Lamkollari, i biri i Luan dhe i Mejreme, i datëlindjes 02.08.1991, lindur në Skrapar dhe banues në Lagjen Nr.1, Sarandë.
- Aleks Likaj, i biri i Pëllumb dhe i Behare, i dtalëlidnjes 02.10.1987, lindur në Mallakastër dhe banues në Gjashtë-Sarandë.
- Pashk Syla, i biri i Vitor dhe i Mrikë, i datëlindjes 20.01991, lindur në Pukë dhe banues në Rr “Buenos Aires’, Kamëz, Tiranë.
për t’u paraqitur pranë Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 06.07.2022, ditë e merkurë, ora 11:00.
Mosparaqitja e të pandehurve të sipërcituar, në seancën e ardhshme, shkakton gjykim në mungesë.
Një kopje e kësaj shpallje të afishohet në këndin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje i dërgohet për afishim Bashkisë Tiranë, Bashkisë Sarandë dhe një kopje qëndron në dosje.
Gjykata urdhëron depozitimin e shkresës për realizimin e afishimit të njoftimit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda seancës së ardhshme.
GJYQTAR
ERJON ÇELA