NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E SHTETASIT: Eduart Ruçi
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.86 Akti Tiranë, në datë 14.06.2022
U R D H Ë R
“Për Njoftimin e të Pandehurit Eduart Ruçi”
Në datë 04.07.2022, ditë e Hënë, ora 09:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t`u zhvilluar seanca gjyqësore për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të:
Kërkues: Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Kundër të pandehurit: Eduart Ruçi
I Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Moskallzim krimi” të parashikuar respektivisht nga nenet 259 dhe 300 të K.Penal.
Bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të të pandehurit, nëpërmjet afishimit të aktit të njoftimit në këndin e shpalljeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e saj të internetit.
Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale.
U R D H Ë R O N
Njoftimin e të pandehurit Eduart Ruçi, i biri i Emin dhe i Nafie, datëlindja 01.09.1971, lindur në Dibër, banues në Durrës, me pasaportë me nr. BI9201937/H109011149K, me adresë: Lagja “Plazh”, Rruga “Mbreti Gjin”, Durrës, për t’u paraqitur në seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 04.07.2022, ditë e Hënë, ora 09:00.
Urdhëri i njoftimit të afishohet në këndin e shpalljeve dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
GJYQTARE
Flora Hajredinaj