NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E SHTETASIT: Ylber Hoxha(Istrefi).
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. 123 Akti Tiranë, me datë 25.11.2022
Lënda: Për depozitimin e aktit të njoftimit për të pandehurin Ylber Hoxha (Istrefi).
Drejtuar: Kryesekretarisë së Gjykatës
KËTU
Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 12.12.2022, ora 11:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore/paraprake, me palë kërkuese Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr proc 272/200 në ngarkim të pandehurit Ylber Hoxha (Istrefi) akzuar për kryerjen e vepres penale të parashikuar nga nenet 259/1-25 të K.Penale.
Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme depozitimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurin Ylber Hoxha (Istrefi) në Bashkinë Kukës si dhe afishimin e aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”
URDHËRON
Kryesekretaren pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e internetit, urdhërin për njoftimin e të pandehurit Ylber Hoxha(Istrefi).
Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 12.12.2022, ora 11:00.
GJYQTARE
FLOJERA DAVIDHI