Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E SHTETASVE: ALEKS NANAJ (ALIAS ADIL NANO); EMILJANT (EMILJAN) LAMKOLLARI; ALEKS LIKAJ; PASHK SYLA.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSACME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.10/39/80 Akti                                                                                              Tiranë, më 24.10.2022

Drejtuar:   Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate

Lënda:   Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për gjykim për të pandehurit Aleks Nanaj, Emiljant (Emiljan) Lamkollari, Aleks Likaj, Pashk Syla.

   

Në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, është sjellë për gjykim çështja penale në ngarkim të:

TË PANDEHURVE:               1.Aleks Nanaj (Alias Adil Nano)

AKUZUAR:                            Për kryerjen e veprave penale të Trafikim të narkotikëve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/a/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal (episodet e datave 06.10.2018, 24.11.2018, 06.12.2018, 13.12.2018,19.12.2018, 24.12.2018, 23.03.2019)

                                                2.Emiljant (Emiljan) Lamkollari

AKUZUAR:                            Për kryerjen e veprave penale të Trafikim të narkotikëve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/a/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal (episodet e datave 06.12.2018, 13.12.2018, 19.12.2018, 23.12.2018)

                                               

                                                3.Aleks Likaj

AKUZUAR:                            Për kryerjen e veprave penale të Trafikim të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal

                                                4.Pashk Syla

AKUZUAR:                            Për kryerjen e veprave penale të Trafikim të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal

Në seancën gjyqësore të datës 15.06.2022, gjykata ka vendosur:

Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të të pandehurve:

Aleks Nanaj (alias Adil Nano), i biri i Çune dhe i Bajame, i datëlindjes 23.07.1982, lindur në Golem-Gjirokastër dhe banues në Sarandë me adresë Lagjia Nr.1 Sarandë.

Emiljant (Emiljan) Lamkollari, i biri i Luan dhe i Mejreme, i datëlindjes 02.08.1991, lindur në Skrapar dhe banues në Sarandë me adresë Lagjia Nr.1 Sarandë.

Aleks Likaj, i biri i Pëllumb dhe Behare, i datëlindjes 02.10.1987 lindur në Mallakastër dhe banues në Qaf-Gjashtë Sarandë.

Pashk Syla i biri i Vitor dhe i Mrikë, i datëlindjes 20.04.1991, lindur në Pukë dhe banues në adresën Rruga “Buones Aires” Kamëz Tiranë, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet datë 07.12.2022, ditë e mërkurë, ora 11:00 nëpërmjet a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; b. në faqen e internetit të kësaj gjykate.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posacme të  Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTAR

ERJON ÇELA