NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E SHTETASVE: Abu Ahmed Sulltan; Soran Saber; Yahia Yussef (alias Kamal Kamil); Mustafa Hysein Koseglu; Yalcin Ali Hanci
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.100 Akti Tiranë, më 18.11.2022
Njoftim me shpallje
Në datë 02.12.2022, ditë e premte, ora 13:00 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore
paraprake që i perket ,KËRKUES: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar
OBJEKTI : Dërgimin për gjykim të cështjes penale që i përket procedimit penal nr.36/1 të të vitit 2019 (238/2017).
NE NGARKIM TE TË PANDEHURVE:
-1. Klajdi Kondo (Meto)
-2. Klodian Gjikondaj
-3. Abu Ahmed Sulltan
-4. Soran Saber
-5. Yahia Yussef (alias Kamal Kamil)
-6.Mustafa Hysein Koseglu
-7. Yalcin Ali Hanci
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 298/1, 28/4, 333/a/1, 334/1, 28/4, 333/a/2, 298/1, 334, 298/3 të Kodit Penal
Gjykata konform nenit 140/5 të K.Pr.Penale, vendosi të njoftojë me shpallje, të pandehurit:
- Abu Ahmed Sulltan, i biri i Muhamed, i datëlindjes 08.11.1990, me kombësi dhe shtetësi palestineze.
- Soran Saber, i biri i Shemsadin dhe i Gazala, i datëlindjes 25.03.1996, me kombësi dhe shtetësi irakiane.
- Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), i biri i Kamal dhe i Nadia Mada, i datëlindjes 10.10.1988, me kombësi egjiptiane, me shtetësi egjiptiane dhe italiane.
- Mustafa Hysein Koseglu, i biri i Hysein, dhe i Jëlldëz, i datëlindjes 12.12.1967, lindur dhe banues ne Giresun, ne Detin e Zi, me shtetësi turke.
- Yalcin Ali Hanci, i datëlindjes 02.03.1974, banues në Stamboll, Turqi, me kombësi dhe shtetësi turke.
për t’u paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 02.12.2022, ditë e premte, ora 13:00.
Mosparaqitja e të pandehurve të sipërcituar, në seancën e ardhshme, shkakton gjykim në mungesë.
Një kopje e kësaj shpallje të afishohet në këndin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,si dhe të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Për ekzekutimin e urdhërit, ngarkohet K/sekretaria e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
GJYQTARE
ELSA ULLIRI