Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E TË DËMTUARIT: LEZE NDOJ, GENC TAFILI, DORJAN DULI DHE IBRAHIM LICI.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 119 Akti.                                                                                            Tiranë, më 26.12.2024

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të dëmtuarit Leze Ndoj, Genc Tafili, Dorjan Duli dhe Ibrahim Lici.

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË

datë 07.01.2025, ditë e Martë, ora 14:30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar çështja penale që i përket:

KËRKUESE: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndaj të pandehurve:   1. Pëllumb Gjoka

                                       2. Behar Brajoviq

                                       3. Edmond Preka

                                       4. Astmer Bilali

                                       5. Ardit Hasanbegaj

                                       6. Oltian Bistri

                                       7. Xhevahir Lita

Akuzuar: 

Për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 78, 319/5, 110, 248, 309, 278, 283/a, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal.

Bazuar në parashikimet e nenit 138 pika 1 të K.Pr.Penale,

 

                                                                   URDHËROJMË:

Njoftimin e viktimave, nëpërmjet shpalljes së këtij akti në këndin e njoftimeve dhe në faqen e internetit të gjykatës të viktimave si më poshtë:

  1. Leze Lulash Ndoj, lindur më datë 17.04.1953, banues në Shkodër Rruga: “Daut Boriçi”.
  2. Dorjan Bahri Duli, i lindur më datë 25.08.1978, banues në Shkodër, lagjja “Partizani”, identifikuar me Nr.personal H80825086P.
  3. Ibrahim Mustafa Liçi, i lindur më datë 09.08.1993, banues në Shkodër, lagjja “Guerrile”, identifikuar me Nr.personal J30908074E.
  4. Genc Tafili, i biri i Bahri dhe i Kimete, i datëlindjes 06.03.1979, lindur dhe banues në Shkodër.

lidhur me seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 07.01.2025, ditë e Martë, ora 14:30, nëpërmjet depozitimit;

  • Në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  • Në faqen e internetit të kësaj gjykate.  

Së bashku me shkresën të bëhet edhe afishimi i letrës së të drejtave të viktimës së veprës penale, sipas parashikimit të nenit 58 të Kodit të Procedurës Penale.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin!

                                       

                                                  

GJYQTARE

ETLEVA DEDA