Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E VIKTIMAVE NË PROCES: Arlinda Duka (Lazimi)

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr. 130 Akti                                                                                             Tiranë, me datë 24.11.2022

NJOFTIM ME SHPALLJE PUBLIKE PËR SEANCË PARAPRAKE

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 07.12.2022, ora 09.30, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake për çështjen penale që i përket:

KËRKUES:                     Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

OBJEKTI:                       Pushimin e çështjes penale me nr. 139, të vitit 2020 për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259 dhe 245/1 të Kodit Penal.

KALLËZUESE:             Arlinda Duka (Lazimi), e bija e Fitimit dhe Nexhmijes, lindur në datë 08.11.1993, banuese në adresën: Rruga “Bashkimi”, ndërtesa nr.12, hyrja nr.1, Njësia Administrative nr.11, Tiranë, ose Rruga “Lord Bajron” Tiranë

Gjykata në seancën paraprake të dartës 24.11.2022, bazuar në parashikimet e nenit 329/b, pika 1 dhe 138 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, pasi njoftimi drejtuar kallëzueses, njëkohësisht në cilësinë e të dëmtuarës nga vepra penale rezultoi të ishte kthyer i pa komunikuar, vendosi të procedojë me njoftimin e saj nëpërmjet shpalljes publike.

Sa më sipër, në referim të 329/b, pika 1 dhe 138 të K.Pr.P

URDHËROJ:

Njoftimin nëpërmjet shpalljes publike  të shtetases së dëmtuar nga vepra penale (njëherësh kallëzuese) Arlinda Duka (Lazimi), e bija e Fitimit dhe Nexhmijes, lindur në datë 08.11.1993, banuese në adresën: Rruga “Bashkimi”, ndërtesa nr.12, hyrja nr.1, Njësia Administrative nr.11, Tiranë, ose Rruga “Lord Bajron” Tiranë, për datën dhe orën e zhvillimit të seancës paraprake.

Seanca paraprake do të zhvillohet në datë 07.12.2022, ora 09.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

Njoftohet e dëmtuara/kallëzuesja se ka të drejtë të marrë pjesë ne seancë paraprake dhe të ushtrojë të drejtat sipas parashikimeve të nenit 58, pika 1 të K.Pr.P në cilësinë e viktimës ( të dëmtuarit) nga vepra penale.

Në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, në referim të nenit 329/b, pika 2 të Kodit të Procedurës Penale, gjykimi do të vijojë pa prezencën e saj.

Akti i njoftimit afishohet pranë këndit të njoftimeve dhe në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës.

Për ekzekutimin e urdhërit ngarkohet Kryesekretaria e Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJYQTARE

RUDINA PALLOJ