Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E VIKTIMES NË PROCES: Marie Zef Prenga

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.146 Akti                                                                                        Tiranë, më datë 05.01.2023

Drejtuar:   Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate

Lënda:   Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për gjykim për viktimën në proçes Marie Zef Prenga.

   

Në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, është sjellë për gjykim kërkesa penale që i përket:

KËRKUES:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e përfaqësuar nga prokurorët Behar DIBRA dhe Elida KAÇKINI.

OBJEKTI: 1.Dërgimin për gjykim të çështjes penale që i përket procedimit penal nr.62/2 të vitit 2020 në ngarkim të:

Të Pandehurit: ALTIN HAJRI

Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 109/3 dhe 28/4, 278/1 dhe 28/4, 303 dhe 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Në seancën gjyqësore të datës 30.12.2022, gjykata ka vendosur:

Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim viktimës në proçes Marie Prenga, e bija e Zef dhe e Tone, dtl. 01.07.1972 lindur në Shkodër dhe banuese në Rrugën “Teuta”, Lagja nr. 5, Kamëz, Tiranë, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet datë 19.01.2023, ditë e Enjte, ora 14:00, nëpërmjet a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, b. në faqen e intërnetit të kësaj gjykate.c.në Komisariatin e Policisë nr. 5, Tiranë.d.në Njësinë Administrative Paskuqan.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të  Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e intërnetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

ETLEVA DEDA