Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Arben Avdi Tusha

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

TIRANE

Nr. 36 Akti                                                                                    Tiranë, më datë 22.02.2023

         

Lënda:            Për njoftimin me shpallje publik për të pandehurin Arben Avdi Tusha.

Drejtuar:        Kryesekretarisë së gjykatës.

Më datë 08.03.2023, ora 09:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, do të shqyrtohet kërkesa penale me:

Kërkues:                               Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, përfaqësuar në kërkesë nga prokurorja Dorina Bejko.

I pandehur:                            1. Arben Tusha, i biri i Avdi dhe i Reshadije, i dtl. 06.12.1965, lindur në Kukës dhe banues në rrugën “Mine Peza”, Pallati nr. 7, Shkalla nr.1, Hyrja nr. 13, Tiranë.

 

I akuzuar:                              Për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i K.Penal.

I pandehur:                            2. Agron Celami, i biri i Kapllan dhe i Feride, i dtl. 29.07.1976, lindur në Krujë dhe banues në rrugën “Shefqet Ndroqi”, banesë private Tiranë.

                                                3.Flamur Hasalamaj, i biri i Enver dhe i Hasije, i dtl. 28.01.1973, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, rruga “Myslim Shima”, banesë private nr. 42, Mezës Kodër. 

I akuzuar:                              Për veprën penale “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Me Objekt:                             Kërkesë për dërgimin në gjyq të proçedimit penal Nr.167 të vitit 2022, me të pandehurit Arben Tusha, Agron Celami dhe Flamur Hasalamaj.

Akuzuar:                               Për veprat penale parashikuar nga neni 259/2 dhe 300 të K.Penal.

Baza Ligjore:                       Neni 331 e vijues i Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata bazuar në nenin 140 dhe 141 të K.Pr.Penale,

URDHËRON

  1. Njoftimin me afishim shpallje publike të të pandehurit të mëposhtëm:

-Arben Tusha, i biri i Avdi dhe i Reshadije, i dtl. 06.12.1965, lindur në Kukës dhe banues në rrugën “Mine Peza”, Pallati nr. 7, Shkalla nr.1, Hyrja nr. 13, Tiranë, hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” në mungesë, i paekzekutuar, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për zhvillimin e gjykimit e çështjes penale në ngarkim të tij, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, duke u komunikuar zhvillimin e seancës në datë 08.03.2023, ora 09.00.

2. Kryesekretaria pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, urdhërohet të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës, në faqen e internetit të Gjykatës, njoftimin me shpallje publike për të pandehurin Arben Avdi Tusha.

3. Të njoftohet gjykata, për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të caktuar, për t’u zhvilluar në datë 08.03.2023, ora 09.00.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!         

                                          GJYQTAR

                                                                                        ERJON BANI