Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Armando Luka

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.76 Akti                                                                                           Tiranë, më datë 27.07.2023

                                   

Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën paraprake

KRYESEKRETARISË

datë 31.07.2023, ditë e hënë, ora 09:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t`u zhvilluar seanca gjyqësore për gjykimin e kërkesës penale(paraprake) në ngarkim të:

Të pandehurve:         1.Luan Çiçi, i biri i Bujar dhe i Jolanda, dtl 06.05.1987.

Akuzuar:                    Për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 të Kodit Penal.

                                    2.Armando Luka, i biri i Gjovalin dhe i Donika, dtl 04.02.1991.

Akuzuar:                    Për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 të Kodit Penal,

                                 3.Besiana Xhelilaj(Gega) e bija e Nikoll dhe e Bukurie, e dtl 11.05.1984.

Akuzuar:                    Për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Objekti:                      1.Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr.13/2023.

Baza Ligjore:             Neni 331 të K.Pr.Penale.

Objekti:                      2.Pushimin e akuzës/hetimeve për shtetasit Luan Çiçi dhe Armando Luka, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 të K.Penal.

Baza ligjore:               Neni 328 pika 1, shkronja b), 329/a dhe 329/b të K.Pr.Penale.

URDHËROJMË:

Njoftimin e thirrjes për gjykim të të pandehurit Armando Luka, lidhur me seancën paraprake që do të zhvillohet në datë 31.07.2023, ditë e hënë, ora 09:00, nëpërmjet depozitimit;

  • Në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  • Në faqen e internetit të kësaj gjykate. 

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

FLORA HAJREDINAJ