Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Ben Dalipaj dhe Roland Guza

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 92 Akti                                                                                             Tiranë, më 18.07.2024

NJOFTIM ME SHPALLJE PËR TË PANDEHURIN

BEN DALIPAJ dhe ROLAND GUZA

Më datë 31.07.2024, ora 11:00 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar seanca gjyqësore/paraprake e çështjes penale me nr. 92 regj.them., datë regjistrimi 28.06.2024, që i përket:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Të pandehur:   1.Arlind Ismajlukaj

                           2. Gëzim Çelaj,

                           3. Nerim Çela

                           4.Armando Mema

                           5. Dritan Metaj

                           6.Besnik Brokeri

                           7.Alket Deda alias Dritan Deda

                           8. Selami Lushkaj

                           9. Kyrylo Ponomarenko

                           10.Roland Guza

                           11. Ksenofon Bodo

                           12. Ben Dalipaj

                           13. Armando Papa

                           14. Kostiantyn Biellon

Akuzuar:  Për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga neni 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1, 334, 333/a/2, 278/1, 279/2 të Kodit Penal.

Objekti: Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.185/2023.

Baza Ligjore: Neni 331 të K.Pr.Penale.

Bazuar në parashikimet e nenit 140/a/2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, njoftohen nëpërmjet afishimit të pandehurit:

  • Ben Dalipaj, i biri i Xhevitit dhe i Dritës, i datëlindjes 21.01.1970, lindur dhe banues në Vlorë, me adresë Rr. “Hasan Kushta”, Vlorë,
  • Roland Guza, i biri i Rexhep dhe i Mahmudes, i datëlindjes 28.03.1980, lindur në Sukth Durrës dhe banues në Kaund i Ri-Sukth-Durrës, me adresë: Rr.Hushi, ndërtesa nr.26, hyrja Nr.1,

në cilësinë e të pandehurit, për seancën paraprake që do të zhvillohet më datë 31.07.2024, ora 11:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

Bëjmë me dije se në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, në referim të nenit 352 të Kodit të Procedurës Penale, do të vijojë gjykimi në mungesë.

Ky njoftim afishohet në adresën e të pandehurit.

 

GJYQTARE

ELSA ULLIRI