Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Besjan RAMAJ, Leonard RAMAJ, Alban RAMAJ, Ibrahim RAMAJ, Florida RAMAJ, Alma BEGAJ, Shoqëria juridike “Afe Konstruksion” sh.p.k me Nipt K73527405H.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

       Nr. 36 Akti.                                                                                         Tiranë, më 28.06.2024

U R D H Ë R   

“Për njoftimin e subjekteve, personave të lidhur dhe personave të tretë Besjan Ramaj, Leonard Ramaj, Alban Ramaj, Ibrahim Ramaj, Florida Ramaj, Alma Begaj dhe Shoqëria Juridike “Afe Konstruksion” sh.p.k, nëpërmjet shpalljes publike”.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore e çështjes penale me:

                                                    

KËRKUESE:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e përfaqësuar nga prokurore Elida KAÇKINI.

OBJEKT:                

Konfiskimin e pasurisë sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

NDAJ SUBJEKTEVE:

  • Besjan RAMAJ
  • Leonard RAMAJ
  • Ardjan MALASI
  • Rajmonda DASHI

PERSONA TË LIDHUR:

  • Alban RAMAJ
  • Ibrahim RAMAJ
  • Florida RAMAJ
  • Salushe HOXHA
  • Ajet RAMAJ

PERSONA TË TRETË:

  • Shoqëria juridike “Afe Konstruksion” Sh.P.K
  • Alma BEGAJ
  • Elton GEGA
  • Ermal BRAKA
  • Blerina BRAKA
  • Banka Kombëtare Tregtare Sh.A.

Bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të subjekteve, personave të lidhur dhe personave të tretë, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 141 të Kodit të Procedurës Penale;

U R D H Ë R O N

Njoftimin e subjekteve, personave të lidhur dhe personave të tretë:

  • Besjan RAMAJ, i biri i Ferman dhe i Verkë, i datëlindjes 19.05.1970, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, Rr. “Reshit Petrela”, H. 2, Ap. 16, Njësia Administrative nr. 9, me ID H00519082F;
  • Leonard RAMAJ, i biri i Ferman dhe i Verkë, i datëlindjes 24.01.1973, lindur në Ballsh Fier dhe banues në Drizë Fier, me ID H30124158I;
  • Alban RAMAJ, i biri i Hamdi dhe i Zenije, i datëlindjes 21.06.1974, lindur në Fier dhe banues në Fier, me ID H40621048T;
  • Ibrahim RAMAJ, i biri i Ferman dhe i Verkë, i datëlindjes 15.05.1968, lindur dhe banues në Fier, me ID G80515145C;
  • Florida RAMAJ, e bija Veli dhe e Pranvera, e datëlindjes 13.06.1989, banuese në Fier, me ID I95613064A;
  • Alma BEGAJ, e bija e Raman dhe Menekshe, e datëlindjes 28.09.1976, lindur në Berat dhe banuese në Fier, me adresë: Rr. “Skënderbeu”, Nd. 72, H. 10, ap. 18;
  • Shoqëria juridike “Afe Konstruksion” sh.p.k me Nipt K73527405H, me administrator shtetasin Agron Mehmetaj, përfaqësuar me prokurë nga shtetasi Vilson Prifti, me adresë Rr. “Dino Kalenja”, Nd. 11, H. 6, Ap. 7, Fier,

për t’u paraqitur në seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 11.07.2024, ditë e Enjte, ora 11:00.

Urdhëri i njoftimit depozitohet në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në Zyrën e Gjendjes Civile, Komisariatin e Policisë nr. 3 Tiranë, Komisariatin e Policisë Fier pranë vendbanimit të subjekteve, personave të lidhur dhe personave të tretë,  si dhe në portën e shtëpisë së tyre.

 GJYQTARE 
Etleva DEDA