NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Eljon Beqiri
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.6/11.Akti Tiranë, më 21.07.2023
U R D H Ë R
“Për njoftimin e shtetasit Eljon Beqiri, nëpërmjet shpalljes publike”.
KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLË SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 31.07.2023, ditë e hënë, ora 13:00, është caktuar seanca gjyqësore për gjykimin e kërkesës penale që i përket:
KËRKUES: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, përfaqësuar nga Prokurore Enkeleda Millonai.
KUNDËR: SHTETASVE:
1.Elvis Jaupaj, i biri i Arben dhe i Dine
2.Alban Memetaj, i biri i Aliko dhe i Dine
3.Sokol Brakaj (Memetaj), i biri i Aliko dhe i Dine
4.Eljon Beqiri, i biri i Benardin dhe i Mimoza
5.Arben Jaupaj, i biri i Sherif dhe i Lili
6.Dine Jaupaj, e bija e Beshir dhe e Lejkë
7.Melaize Mehmetaj, e bija e Selam dhe e Mbete
8.Benardin Beqiri, i biri i Kolë dhe i Terezë
9.Mimoza Beqiri, e bija e Shaban dhe e Hylfete
OBJEKTI: Konfiskimin e pasurisve
BAZA LIGJORE: Nenet 3-7, 11, 12, 21, 22, 24, e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e Krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Referuar urdhërimeve të deritanishme të Gjykatës për kërkimin dhe njoftimin e shtetasit Eljon Beqiri, në adresën e dhëna brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga organi i akuzës, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të këtij shtetasi, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit dhe këndin e afishimeve të Gjykatës, sikurse edhe pranë Njësisë Administrative pranë së cilës gjendet vendbanimi i këtij shtetasi, si dhe në portën e banesës së tij.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenin 140 /a pika 2 të Kodit të Procedurës Penale
URDHËRON:
Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të afishojë:
- në këndin e afishimit/njoftimeve dhe
- në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për shtetasin Eljon Beqiri, i biri i Benardin dhe Mimoza, i datëlindjes 21.01.1982.
GJYQTARE
FLORA HAJREDINAJ