Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Eri Seiti

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 11/65 Akti                                                                                      Tiranë, më 28.06.2024

  Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Eri Seiti.

Drejtuar: Kryesekretarisë pranë kësaj Gjykate.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 12.07.2024, ora 09:15, do të zhvillohet kërkesën penale me palë:

KËRKUES :              Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

OBJEKTI :                Dërgimin për gjykim të procedimit penal Nr. 130 i vitit 2019 i Prokurisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve :

1.Eri Seiti, i biri i Xhevit dhe i Behare, i datëlindjes 06.05.1988, lindur dhe banues në Krahas mTepelenë, me masë sigurimi “arrest në burg”, në mungesë, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivim të bimëve narkotike” në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 284/1, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal.

2.Aurel Alimeta, i biri i Metat dhe i Tatjana, i datëlindjes 17.12.1996, lindur dhe banues në Lulëzim, Krahas, Tepelenë, me masë sigurimi “arrest në burg”, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivim të bimëve narkotike” në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 284/1, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal.

BAZA LIGJORE :    Neni 332 e vijues i K.Pr.Penale.

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurit  Eri Seiti në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e saj të internetit.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

URDHËRON

Kryesekretaren pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e internetit urdhërin për njoftimin e të pandehurit Eri Seiti.  

Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës paraprake, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 12.07.2024, ora 09:15.

GJYQTAR

 BIB NDRECA