Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: FRANKLIN XHELAJ

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr.  26/113 Akti                                                                                 Tiranë më datë 10.02.2023

NJOFTIM PËR TË PANDEHURIN FRANKLIN XHELAJ

Lënda : Njoftim nëpërmjet afishimit, për depozitimin e aktit të njoftimit për të pandehurin Fraklin Xhelaj

Drejtuar :          Kryesekretarisë së Gjykatës

                           

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 24.02.2023, ora 13.30, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake për çështjen penale që i përket:

KËRKUES:                     Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

I PANDEHUR:               Fraklin Xhelaj, i biri i Metlli dhe Ismete, lindur në datë 29.11.1972 në Fier dhe banues në Tiranë, me adresë “Kodra e Diellit” ose rruga “Nikolla Tupe”.

AKUZUAR:                     Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer më shumë se një herë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 283/a/2 në lidhje me nenin 28/4 si dhe nenet 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

I PANDEHUR:               Roland Sheqi, i biri i Lili dhe Vjollca, lindur në datë 18.09.1981 në Fier dhe banues në adresën: lagja “29 marsi”, rruga “Unaza”, Patos, Fier.

AKUZUAR:                     Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer më shumë se një herë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 283/a/2 në lidhje me nenin 28/4 si dhe nenet 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

OBJEKTI:                       Dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 15, viti 2019 ndaj të pandehurve Fraklin Xhelaj dhe Roland Sheqi.

BAZA LIGJORE:           Neni 332-332/gj i Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata, pasi verifikoi aktet e njoftimit në seancën gjyqësore të datës 30.12.2022, bazuar në parashikimet e nenit 140, pika 5 të Kodit të Procedurës Penale:

URDHËRON:

  1. Afishimin e njoftimit për të pandehurin Fraklin Xhelaj, i biri i Metlli dhe Ismete, lindur në datë 29.11.1972 në Fier dhe banues në Tiranë, me adresë “Kodra e Diellit” ose rruga “Nikolla Tupe”, duke e njoftuar për tu paraqitur në seancën gjyqësore  të caktuar në datë 24.02.2023, ora 13.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.
  2. Njoftimin e të pandehurit Frankin Xhelaj për depozitimin e aktit të njoftimit të tij për seancën gjyqësore në qendrën administrative (Njësinë Administrative) të vendbanimit të tij, nëpërmjet afishimit të këtij njoftimi në këndin e njoftimeve dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Bëjmë me dije se mosparaqitja në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës gjyqësore, përbën shkak për vijimin e gjykimit pa prezencën e të pandehurit.

Ky akt afishohet në faqen e internetit dhe këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Veprimet e afishimit të aktit të dokumentohen dhe të njoftohet gjykata para datës së caktuar për zhvillimin e seancës.

GJYQTARE

RUDINA PALLOJ