NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Flori Pali

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.29/119 Akti Tiranë, më datë 16.12.2024
Lënda:Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën paraprake për të pandehurin Flori Pali.
KRYESEKRETARISË
Në datë 26.12.2024, ditë e enjte, ora 09.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndodhet për gjykim, kërkesa penale (paraprake) që i përket:
KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
OBJEKTI: Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.40 të vitit 2022, në ngarkim të pandehurve:
1.Flori Pali
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale të: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 283 paragrafi 2 dhe neni 28 pika 4 të K.Penal; “Trafikim të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi 2 dhe neni 28 pika 4 të K.Penal; “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287/1/4 dhe neni 28/4 të K.Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 të K.Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 të K.Penal.
2.Fredi Pali
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale të “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287/1/4 dhe neni 28/4 të K.Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të K.Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 të K.Penal.
BAZA LIGJORE: Neni 327/6 gërma “b”, 331 dhe 332/dh/1 gërma “a”, të K.Pr.Penale.
Referuar urdhërimeve të deritanishme të Gjykatës për kërkimin dhe njoftimin e të pandehurit Flori Pali, i biri i Ndue dhe i Dile, i datëlindjes 26.09.1977, lindur në Kalivaç, Lezhë dhe banues në Ungrej, Gjonbardhaj, Lezhë, në adresën e dhënë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga organi i akuzës, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të këtij shtetasi, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të urdhërit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës, sikurse edhe pranë Njësisë Administrative pranë së cilës gjendet vendbanimi i këtij shtetasi, si dhe në portën e banesës së tij.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenin 140 /a pika 2 të Kodit të Procedurës Penale
URDHËRON:
Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të afishojë:
- në këndin e afishimit/njoftimeve dhe
- në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për shtetasin Flori Pali.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.
GJYQTARE
FLORA HAJREDINAJ